Makarona kaneloni me mish të grirë

kaneloni me mish te grireKjo pjate e pare eshte padyshim teper e shijshme dhe shume kalorike. Per kete arsye nuk gjen vend te perhershem ne tavolinen time, por nuk te le asnjehere ne balte kur behet fjale per nje dreke familjare apo mes miqsh. Mbushja tradicionale e Kaneloni eshte me mish te grire dhe gjize e spinaq (receten e se ciles do ta gjeni ketu). Megjithate mjafton pak fantazi dhe keto makarona qe per nga forma jane me antiket ne bote, u pershtaten cdo familje dhe cdo kerkese.

Perberesit per 16 kaneloni

  • 500gr mish te grire
  • 1 qepe e vogel, e grire holle
  • 1 karrote e vogel, e grire holle
  • 1/2 dege selino, e grire holle
  • 1 thelpi hudher, e grire holle
  • 400gr salce domatesh
  • 2 veze
  • 4 luge gjelle djathe grana te grire (apo djathe kaçkavall)
  • 2 luge gjelle gjalp
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • 1/2 l salce beshamele

Si fillim, ziejme kanelonit ne uje te kripur per kohen qe tregohet ne ambalazh. Menjehere pas zierjes i kalojme ne uje te ftohte dhe i leme te kullojne mbi nje pecete te paster dhe te lagur.

Pregatisim salcen beshamel sipas recetes qe do ta gjeni ketu.

Nderkohe qe makaronat ftohen, pregatisim nje salce te thjeshte. Shkrijme gjalpin ne nje tigan te thelle dhe kaverdisim ne te qepen, hudhren, selinone dhe karroten derisa te zbuten (shtojme pak uje nese eshte e nevojshme). Shtojme mishin e grire dhe e gatuajme edhe per pak minuta duke e shtypur me dhembet e nje piruni. Shtojme salcen e domateve, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e leme menjane te ftohet pak. Se fundi, shtojme edhe vezet dhe 2 luge djathe kaçkavall te grire duke e perziere mire.

Me ndihmen e nje luge te vogel, mbushim kanelonit me salcen me mish te grire dhe i rendesim njeri pas tjetrit ne nje tave ku kemi hedhur disa luge salce beshamele. I mbulojme siper me salcen beshamele, 2 luget e mbetura te djathit kaçkavall te grire dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. I sherbejme te ngrohte.

Foto nga: http://www.cucchiaio.it/

Advertisements

19 Comments

  1. Klodiana says:

    Ju pergezoj per kete iniciative kaq te bukur qe keni marre. Kam perdorur shume nga recetat qe keni publikuar dhe jane shume te shijshme dhe shume te lehta per tu ndjekur. Pres me shume kenaqesi receta te tjera

    Pëlqejeni

  2. ledia says:

    Vertet shume komplimente. Jeni e vetmja faqe shqiptare me receta kaq te mira dhe te sakta por ju lutem mos e harroni dhe kuzhinen shqiptare. Ju falenderoj

    Pëlqejeni

  3. keti says:

    kanellonni mund ti mbushesh dhe me asparaggi e gjize se keshtu rrine me te lehta ose me kerpudha e gjithmone djath te grire parmiggiano ose ne vend te pastes te canelloni mund te beni crepè e ti mbushni si caneloni qe jane speciale ose speciale jane crepè te mbushura ne peshk qe ja vlen

    Pëlqejeni

  4. keti says:

    kanelonit kur skuqni mishin e grire duhet ti hillni dhe sedano (nuk e di se si i thuhet shqip)e mishi i grire duhet te jete i ndryshem jo vetem mish vici karrote ,salvia e rozmarine spec djeges e hurdha jo gjalp te mishi e kur te skuqet hillini 1 gote vere te bardhe e kur te thahet vera kjo hiqeni nga zjarri e hillini pak beshamel e pak sugo qe mishi te zbutet epastaj mbusheni e siper hillini ne fillim djthin e grire e pastaj sugon (e ketu mund te hillni pak gjalp kur eshte e ngrohte) e beshamelen e ne fund mozzarelen te ndare ne feta keshtu e bej une po ca hape nuk di se si me i shpjeguar se une mishin e mar shume llojesh e ndaj copa copa e skuq em gjitha gjerat bashke e pastaj e grij vete se del me mire e shpresoj qe tju pelqej

    Pëlqejeni

  5. alma says:

    ju pershendes dhe ju falenderoj per kete faqe ,u kenaqa dhe sot do bej 2 -3 receta sa na ka marre malli per gatimetet tona.ju pershendes nga kreta

    Pëlqejeni

  6. Unë Gatuaj says:

    @Artavesa: per fjalen “al dente” nuk ka nje perkthim te sakte ne shqip. Do te thote qe makaronat duhen ziere per aq minuta sa rekomandohet ne paketimin e tyre dhe jo me shume, pra duhet te jene pak te forta.

    @mari: Kanelonit mund ti blesh te gatshem ne kuti, ti mbushesh dhe ti futesh direkt ne furre. Mund edhe te pregatiten, por procedura e tyre eshte pak e gjate dhe e mundimshme (duhet te kesh makinen per makarona).

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: