Biskota me miell orizi

Nje lloj tjeter biskotash, ato me miell orizi! Te lehta, te shijshme dhe mbi te gjitha teper te tretshme per personat qe kane probleme me stomakun, sepse ky miell nuk permban gluten. Keto biskota jane nje alternative shume e mire per nje mengjes te shendetshem shoqeruar me nje gote qumesht dhe fruta te fresketa. Por kujdes! Nuk duhet ti piqni me shume se koha e rekomanduar ne kete recete, edhe pse te sapo dala nga furra mund te duken te buta, por mielli i orizit ka vetine te forcohet pas disa oresh.

Perberesit per 50 biskota

  • 200gr miell orizi
  • 60gr sheqer
  • 75gr gjalp te shkrire
  • 1 veze
  • pak kripe
  • lekuren e grire te nje limoni

…per zbukurim

  • sheqer
  • kakao pluhur

Ne nje ene te thelle rrahim vezen me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze, shtojme gjalpin e shkrire, kripen, lekuren e limonit dhe vazhdojme rrahjen me pirun edhe per disa çaste.

Perberjes i shtojme miellin e orizit dhe brumin e punojme me duar ne tavolinen e punes te pudrosur me miell. E ndajme ne kater pjese dhe me secilen prej tyre formojme nje cilinder rreth 10cm me diameter jo me te madh se 2cm. I mbeshtjellim me leter transparente te katert cilindrat dhe i vendosim ne frigorifer per te pakten gjysme ore.

Pas kesaj, i kalojme cilindrat ne pak sheqer te perziere me kakao dhe i presim ne copa te vogla me gjatesi 1 – 1.5cm te cilat i vendosim ne tave te shtruar me leter furre.

Biskotat i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 10-12 minuta.

Foto nga: www.gingerandtomato.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: