
Kotoleta Milaneze bashke me Rizoton Milanez jane nga pjatat me te njohura ne Milano. Kjo kotolete eshte e perbere nga nje fileto mish vici me nje kocke te vogel anash, te kaluar ne galete dhe te skuqur ne gjalp, i cili ne fund hidhet mbi te. Per nje version me te lehte, per skuqje mund te perdoret gjysme vaj ulliri e gjysme gjalp dhe ne fund kotoleta shoqerohet me leng limoni te shtrydhur siper. Egzistojne dy variante per pregatitjen e saj: mund te pregatitet me feta mishi te parrahura (ne te cilat mishi qendron i bute brenda) apo me feta mishi te rrahura e cila e ben me krokante. Nje version tjeter i kotoletave, sidomos ne ditet e nxehta, eshte t’i mbulosh ato me feta domate dhe gjethe rukola.
Perberesit
- 4 fileto mish viçi me kocke
- 100gr miell
- 100gr galete
- 2 veze
- gjalp ose vaj ulliri per skuqje
- kripe
Per realizimin e kesaj kotolete rrahim filetot e vicit me rrahesin e mishit per t’i bere me te holla apo nese preferojme i leme te parrahura. Rrahim vezet ne nje ene dhe shtojme ne te galeten duke i perzjere mire derisa te formohet nje mase homogjene. Fillimisht kriposim filetot e viçit, i kalojme ne miell dhe me pas ne veze dhe galete. Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe vendosim filetot per tu skuqur nga te dyja anet derisa te marrin nje ngjyre te arte. I servirim kotoletat te ngrohta duke i shoqeruar me nje racion patate furre apo te skuqur.
Foto nga: http://www.rovinginsight.org/
oh sa e mireee,tani do ta gatuaj,,per dreke kam mysafire,flm.puc.
PëlqejeniPëlqejeni
Eshte nje recete mjaft e mire, nje shije fantastike dhe nje nga pjatat me te njohura ne Milano.Me pelqen shume shume.
PëlqejeniPëlqejeni
Recete mjaft e mire, me pelqen shume. Eshte nje recete qe shton amvisat edhe qe njihet shume ne Milano, qyteti i fundit qe kam vizituar. Shume shume e mire.
PëlqejeniPëlqejeni
Gjithmone qe tentoj dicka te tille, me digjet galeta e mishi mbetet brenda i papjekur. E njejta gje me ka ndodhur me kotoletat e pules. 😦 si t’ja bej qe mos te ndodhe me kjo gje? Faleminderit.
PëlqejeniPëlqejeni
@Arte, gjeja kryesore kur pregatit kotoleta milaneze ose fileto pule me galete, eshte qe fileto e mishit duhet te jete e holle, e rrahur mire dhe e fresket. Zjarri duhet te jete mesatar-i ulet, asnjehere i larte, pasi perfiton ate rezultat te djegies se galetes dhe mishit te pagatuar ne brendesi. Provoje here tjeter dhe me thuaj.
PëlqejeniPëlqejeni
Ju faleminderit shume per pasurimin e guzhinave tona me lloj -lloj gatimesh… ju pershendes se i gatuaj dhe vete, por jo me kaq finese sa na sygjeroni ju. Tung
PëlqejeniPëlqejeni