Petulla tigani (Pancakes ose petulla Amerikane)

pancakesPetullat Amerikane jane nje lloj petulle e servirur per mengjes sidomos ne Ameriken Veriore me nje diameter rreth 12-20cm. Receta tradicionale kerkon qe si perberes kryesore te jene gjalpi, mielli, sheqeri, qumeshti dhe vezet. Megjithate egzistojne lloje te ndryshme te cilave u shtohet edhe kanelle apo vanilje, apo perdorimi i kosit ne vend te qumeshtit. Ne pergjithesi Pankeiks-et jane te embla dhe shoqerohen me shurup panje, shurup frutash, reçel apo mjalt. Por mund te jene edhe te kripur me gjalp te shkrire, veze apo proshute.

*Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi 30 minuta perpara se te fillojme pregatitjen e recetes.

Perberesit per 12 petulla Amerikane

  • 125gr miell
  • 200ml qumesht
  • 25gr gjalp
  • 2 veze
  • 1 luge sheqer
  • pak kripe

…per shoqerim

  • shurup/ mjalt/reçel
  • sheqer pluhur
  • fruta te fresketa
  • proshute/veze

Ne nje ene perziejme miellin, copat e gjalpit ne temperature ambjenti, sheqerin dhe kripen. Shtojme ngadale te verdhat e vezeve dhe qumeshtin duke vazhduar perzierjen me nje rrahes elektrik derisa te perftohet nje krem homogjen.

Rrahim te bardhat e vezeve derisa te mos bien nga ena dhe ia shtojme mases se mesiperme duke i lene te pushojne se bashku per pak minuta.

Vendosim ne zjarr nje tigan te vogel me diameter 10/12 apo 15cm ne te cilin shkrijme copeza gjalpi. Hedhim nje garuzhde nga masa e formuar dhe e leme pak minuta ne zjarr te avashem derisa te marre ngjyre te arte duke e kthyer me pas nga ana tjeter.

Petullat e sapo hequra nga zjarri i vendosim njera siper tjetres duke i sperkatur me sheqer pluhur dhe duke i shoqeruar sipas deshire me reçel, mjalte apo shurup.

*Keshille: Ne receta te ndryshme, per ti bere petullat me te fryra i hidhet pak sode buke apo pluhur pjekes. Gjithashtu per ti shoqeruar mund te perdoret krem Nutella, pana e embel, gjalp kikiriku etj.

Foto nga: http://www.vegelicacy.com/

Advertisements

24 Comments

  1. Rita says:

    Pankeiks ne shqip quhet KALLTITE . Dhe ato mund te pregatiten ne dy menyra, ne ate te cilen e shohim ne foto por edhe ne hapura ne gjeresine e tiganit.

    Ps. ju pergezoj per faqen, vertete shume e kendeshme.

    Pëlqejeni

  2. sirena says:

    Duken shume te shijshme. Desha te di sa cope pak a shume dalin me keto doza…pasi ne jemi 5 persona ne shtepi dhe dua te di nese duhet te dyfishoj dozat.

    Pëlqejeni

  3. sirena says:

    Ops, me fal se nuk e kisha vene re!
    Gjithsesi une sot ne mengjes i provova dhe dolen shume te mira…i hengrem me mjalte…dhe dyfishova dozat (me duket se me duhej ti kisha trefishuar se u mbaruan sa hap e mbyll syte :))dhe dikush po pyeste nese kishte akoma…)
    Do ti bej perseri pa dyshim. Falemnderit per receten.

    Pëlqejeni

  4. fiori says:

    Ju pergezoj…jo vetem per kete recete, por per te gjithe punen tuaj.Per me teper, nje website kaq i sistemuar dhe kaq cilesor..na hap oreksin vetem me nje click.Ju faleminderit per gjithcka qe na ofroni

    Pëlqejeni

  5. Ana says:

    Doja t’ju beja nje pyetje: Mos ndoshta te perberesit duhet te jete edhe pluhuri pjekes? E them kete pasi kete recete e kam pare edhe ne anglisht dhe tek ingredientet ishte edhe pluhuri pjekes, apo jo? Faleminderit…

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: