Tiramisù klasike

Tiramisu klasikeTiramisù-ja eshte nje nga embelsirat italiane me te njohura ne bote. Per ta pregatitur sipas recetes tradicionale nevojiten biskota Savoiardi, kafe, kakao pluhur, sheqer, maskarpone dhe veze te fresketa. Ne kete recete nuk parashikohet perdorimi i likerit (psh rum apo marsala), sepse embelsira i dedikohej si femijeve ashtu dhe te rriturve. Ne ditet e sotme egzistojne lloje te ndryshme te Tiramisù-se si ajo me fruta pylli, me limon, me luleshtrydhe, me ananas, me kos, me banane dhe me manaferra.

Perberesit

  • 400gr biskota Savoiardi
  • 500gr krem maskarpone
  • 6 veze mesatare
  • 120gr sheqer 
  • 1 filxhan te madh kafe ekspres + 2 luge sheqer
  • 1/2 filxhani uje ose qumesht
  • kakao pluhur per te sperkatur Tiramisù-ne

E hollojme kafen ekspres me uje ose qumesht, i japim shije me 2 luge sheqer dhe e hedhim ne nje pjate te thelle per tu ftohur.

Me ndihmen e nje rrahesi elektrik, rrahim me shpejti maksimale te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit duke formuar nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur. Shtojme pak nga pak kremin maskarpone duke vazhduar rrahjen me shpejtesi minimale derisa te dy kremerat te homogjenizohen plotesisht.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi te jete formuar nje mase qe nuk bie nga ena i shtojme sheqerin duke e perzjere edhe per pak minuta. Kremin me te bardhat e vezeve ia shtojme te verdhave te vezeve me sheqerin dhe maskarponen; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisù-se.

Ne taven ku do te pregatisim embelsiren (ose ne tasa te vegjel individual), hedhim 2-3 luge krem dhe e shperndajme njetrajtesisht. Zhysim biskotat Savoiardi ne kafe per maksimumi 5 sekonda dhe i rendisim njera pas tjetres. I hedhim siper gjysmen e kremit, vendosim nje tjeter shtrese biskotash dhe e perfundojme embelsiren me kremin e mbetur duke e rrafshuar siperfaqen me nje spatul kuzhine. E sperkasim ne siperfaqen me kakao te hidhur pluhur. E vendosim Tiramisu-ne ne frigorifer per minimumi 4 ore perpara se ta servirim te prere ne copa.

*Keshille: Duke qene se vezet nuk gatuhen, ato duhet te jene shume te fresketa. Per ti dhene nje shije me te vecante Tiramisù-se, i hedhim vezeve pak rum apo marsala dhe vazhdojme proceduren si me siper.

Foto nga: http://www.swide.com/

Advertisements

50 Comments

  1. Olivia says:

    Recetat klasike jane me te mirat!
    Edhe une keshtu e bej. Nganjehere i hedh ne shtresen e mesit edhe arra te grira, se ne shqipot i perdorim sh arrat neper embelsira. I shkojne. Ndoshta behet nje cike me e rende, po jemi, qe jemi…! :-))

    Tina,
    “mascarpone” eshte nje produkt italian. Po te keni supermerkate qe ofrojne mallra italiane atje ne Kosove, me siguri do e gjesh. Bej nje kerkim ne google me fjalen “mascarpone” (shkruajtur me “c” jo me “k”) e do e shohesh qe ky kremi i trashe shitet neper ca si tasa plastike me kapak.

    p.s. siti duket se ka receta te perzjedhuara me sqime. first impression, ky.

    Pëlqejeni

  2. besa says:

    sapo e futa në frigorifer. kshu me sy mirë duket. ta shohëm nesër. kjo është receta e parë që provoj nga këto tuajat, po jo e para që më ndjell.
    përshëndetje

    Pëlqejeni

  3. mari says:

    Per ata qe nuk e pelqejne kafen, biskotat savoiardi lagen ne nje perzerje kakao me qumesht e po e njejta procedure si me kafe. Une perdor kakaon ne vend te kafes meqe kafja me ben dem e tiramisu-ja del e perkryer prape se prape 🙂

    Pëlqejeni

  4. vasiljana says:

    pershendetje,,,nese nuk kemi maskarpone si mund te pregatitet ne kushtet e shtepise????pasi kam degjuar qe mund te behet vete duke qene se sot eshte shi dhe sjam duke dale vetem per maskarpone pres pergjigje flm…

    Pëlqejeni

  5. dona says:

    pershendetje me intereson per kremin maskarpone ndoshta osht shum e leht po ja qe un nuk po e di mund te me tregoni ju lutem se si pregaditet apo ku mund ta blej ose ka diqka qe ngjan me ket krem flm per mirkuptim pres nje pergjigje nga ju

    Pëlqejeni

  6. I paemër says:

    pergezime per recetat dhe shpjegimin e qarte te tyre. nqs me lejohet do te shtoja 1 perberes qe me siguri i jep shije recetes se postuar nga ju: kur shtresat sperkaten me kakao pluhur, mbi te hidhet dhe kanelle e bluar, (une te pakten e perdor dhe ju siguroj qe rezultati eshte i kendeshem 🙂

    Pëlqejeni

  7. elda says:

    une do te keshilloja qe ne vend te biskotave savojardi te perdoren biscotat pavesini,behen shume here me i lehte dhe me i shijshem

    Pëlqejeni

  8. lirie says:

    Me falni une jam nga tetova ketu kam kerkuar krem mascarpone por nuk kam gjetur askund as biskota savoiardi nuk ka dicka tjeter qe mund ti zavendesoje keto??

    si p.sh ne vend biskotave savoiardi ta bej me biskota plazma, dhe ne vend te mascarpone ta bej me hopla per torte

    ju lutem pres nje pergjigje…

    Pëlqejeni

    • Lida says:

      Lirie, me vjen keq ta them por ne Tetove nuk gjen dot mascarpone. Nuk shitet ne asnje nga supermarket qe keni atje. Un kam bashkeshortin nga Tetova edhe vij shpesh aty, kam kerkuar ne disa markete qe jane ne Tetove por nuk gjendet …porositi ndonje qe vjen nga italia apo nga shqiperia qe ta sjelle.

      Pëlqejeni

  9. valentina says:

    Ju pershendes shume dhe me te vertet tiramisu eshte nje torte e vecante per mua, dmth me pelqen me shume, eshte e lezetshme. Une di ta gatuaj, kam ditur ta gatuaj kur isha 12 vjece se me te vertete eshte e lehte per tu pregatitur. Ju uroj per te gjitha recetat se jane vertete te mahnitshme, jeni shume te vecante. Ju pershendes Valentina nga KS.

    Pëlqejeni

  10. Anisa says:

    Mund te perdorim ndonje krem tjeter per tiramisu ne vend te mascarpone si p.sh pana per embelsira apo ndonje krem tjeter sepse sa here kam bere tiramisu e kam bere gjithmone me mascarpone.Pres nje pergjigje ju lutem.

    Pëlqejeni

  11. atila says:

    ne fakt ne ks un e kam gjetur mascarpone ne viva market ose ne interex.perndryshe mund te zevendesohet me hopla qe eshte e njejte me ate qe ne shqiperi korrespondon me pana.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: