
Perberesit
- 8 feta proshute te pjekur
- 200gr djath kremoz (tipi filadelfia)
- 15 ullinj jeshil
- ½ domate
- 2 luge qumesht
- disa gjethe borzilok (ose majdanoz)
- kripe
- piper
I heqim berthamen ullinjeve dhe i presim ne copeza te vogla; presim ne kubik te vegjel domatet dhe grijme holle borzilokun.
Ne nje ene punojme djathin kremoz me qumeshtin, shtojme pak kripe dhe piper derisa te perftojme nje krem i cili hapet shpejt mbi fetat e proshutes. Shtojme ullinjte, domatet, borzilokun dhe i perziejme te gjitha bashke.
Me kete mase lyejme fetat e proshutes te cilat i rrotullojme derisa te formohen rolète qe i fiksojme me kunja dhembesh (si ne figure).
E servirim kete antipaste ne nje pjate te madhe te zbukuruar me gjethe sallate te fresket.
kjo eshte receta ime e proferuar del dicka e bukur dhe shume e shijshme
PëlqejeniPëlqejeni