Patate me rigon

patate rigonPatatet, te preferuara nga pothuajse te gjithe individet, mund te gatuhen ne menyra te ndryshme; nga te skuqura, te pjekura, te ziera deri ne sallate, ne gjelle etj. Sot po iu propozojme nje menyre tjeter per te pregatitur nje garniture teper te shijshme per vetem 40 minuta. E keshillueshme per te shoqeruar cdo lloj mishi, megjithese preferohet ai i derrit per shkak te rigonit qe i shkon shume ketij te fundit.

Perberesit

  • 800gr patate
  • 2 domate mesatare
  • 1 qepe te vogel
  • pak rigon
  • 6 luge vaj ulliri
  • 1 thelpi hudher
  • kripe
  • piper te zi
  • djath kackavall te grire

Qerojme patatet, i lajme mire dhe i presim ne copa mesatare duke i vene ne nje tenxhere.

Shtojme domatet e prera ne copeza te vogla, hudhren dhe qepen te grira holle, vajin e ullirit, e rregullojme me kripe dhe piper te zi, shtojme pak rigon dhe e vendosim te gjithe masen ne zjarr te moderuar. I leme patatet te skuqen per disa minuta duke i perziere here pas here, me pas shtojme dy gota uje te nxehte, vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre te gatuhen derisa te zbuten, por jo te shperbehen.

Ne momentin e fundit,  i sperkasim me pak djath kackavall te grire, i mbulojme perseri me kapak dhe i leme te pushojne per disa caste perpara se t’i servirim ne tavoline.

Advertisements

3 Comments

  1. momo says:

    epo mos te dish rigonin:)nejse,mbase je e vogel po pyet njehere rreth e rrotull,se do te ta tregojne…eshte nje erez qe perdoret shume shpesh.Ne anglisht eshte oregano,dhe ne italisht origano,por sdo ishte mire ta dije ne gjuhe te huaj e mos ta dish ne shqip:)

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: