Sallatë greke (Koriatiki salada)

Sallate greke

Sallata greke eshte nje pjate tradicionale e Greqise e cila gjendet gjeresishte edhe ne restorantet e vendit tone. Perbehet nga speca jeshil, domate, kastraveca, ullinj, qepe dhe djath Feta apo djath tjeter me origjine greke. Ajo mund te shoqeroje shume mire nje pjate te dyte apo mund te sherbeje edhe si pjate e veçante nqs doni te shijoni nje vakt te lehte dhe te fresket.

Perberesit

  • 2 domate te vogla per sallate
  • 2 kastraveca te vegjel
  • 1 qepe e kuqe 
  • 1 spec jeshil
  • 200gr djath Feta
  • 8 ullinj te zinj
  • 4 luge vaj ulliri
  • rigon
  • kripe
  • uthull vere te kuqe

Lajme dhe presim holle specin jeshil, qerojme qepen e kuqe dhe e presim ne rrathe te holle, lajme domatet dhe i ndajme ne 8 pjese te barabarta, qerojme kastravecat dhe i presim ne rrathe. Presim ne kubik djathin Feta.

Ne nje pjate te ceket vendosim domatet, qepen, kastravecat, kubiket e djathit te bardhe, specin jeshil dhe ne fund ullinjt e zinj. Te njejten gje bejme edhe me pjaten tjeter (racionin tjeter te sallates) duke i rregulluar me vaj ulliri, kripe dhe sipas deshires me uthull.

*Keshille: Sallata greke mund te pregatitet edhe me qepe te bardha ne vend te qepeve te kuqe, gjithashtu kastravecat mund te priten pa u qeruar.

Foto nga: http://www.honeygheeandme.com/

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: