Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi

Sallate me lulelaker, ullinj dhe kaperiKjo pjate sherben si shoqeruese mjaft e mire e recetave me baze mishi apo peshku. Eshte e thjeshte per tu pregatitur, e shendetshme, e shijshme dhe mund te konsumohet edhe si pjate kryesore per ata qe duan te ruajne linjat, por nuk heqin dore nga ushqimi i mire (reduktoni sasine e vajit te ullirit!). Duhet kujtuar gjithashtu se lulelakra ka veti  te forta kunder tumorit.

Perberesit

  • 1 lulelaker mesatare
  • 2 luge te vogla kaperi
  • 2 thelpinj hudher
  • 12 ullinj te zinj
  • 4 luge vaj ulliri
  • 2 luge uthull te bardhe rrushi
  • majdanoz
  • kripe
  • piper

Fillimisht, pastrojme lulelakren duke e ndare ne pjese te vogla dhe duke menjanuar koçanin kryesor. E lajme nen uje te rrjedhshem dhe e veme te zieje ne uje me kripe per 15 minuta (apo ne avull 30 minuta). Per te evituar eren e keqe qe mund te shkaktoj ky perim gjate zierjes, shtojme edhe nje kore buke te zhytur ne uthull.

Ne nje tas qelqi hedhim lulelakren e ziere, shtojme majdanozin dhe hudhrat te grira holle, kaperit te shplare nga kripa, ullinjt e plote, vajin e ullirit, uthullen, e rregullojme me pak kripe dhe piper dhe i perziejme te gjithe perberesit mire me njeri tjetrin. E leme ne kete menyre sallaten te marinohet per te pakten 30 minuta perpara se ta sherbejme ne tavoline. Mund te konsumohet e ngrohte, e ftohte apo ne temperature ambjenti.

*Keshille: Kete sallate mund ta ruani ne frigorifer edhe per 5 dite me rradhe. Vetem kujtohuni te shtoni majdanozin ne momentin e konsumimit.

3 Comments

    • Unë Gatuaj says:

      Kaperit jane fryti i nje bime ne forme shkurre, disa kokrra jeshile te vogla dhe me shije pak pikante. Mund ti gjesh ne cdo supermarkete te qytetit tend. Ruhen nen shellire apo nen uthull dhe jane shume te perdorura ne gatimet mesdhetare.

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: