Sallatë me rukola (rradhiqe), dardhë, grana dhe arra

Sallate me rukola, grana, arraSallata me rukola, dardhe, grana dhe arra eshte nje sallate tipike festive, shijet e se ciles harmonizohen ne menyre te shkelqyer me njera tjetren; shija pikante e rukoles, ajo e embel dhe delikate e dardhes dhe se fundi shija e pakrahasueshme e granes dhe arrave. Gjithçka qe ju duhet per nje tavoline te rafinuar dhe elegante!

Perberesit

  • 150gr rukola
  • 2 dardha
  • 50gr thelpinj arra
  • 100gr djath grana
  • vaj ulliri
  • uthull balsamike
  • kripe

Lajme rukolen dhe i heqim ujin e tepert. Qerojme dardhen dhe e ndajme ne copa jo shume te medha ose ne feta te holla. Ndajme ne pjese te vogla thelpinjt e arrave duke lene disa te plota per zbukurim. Kjo sallate mund te pregatitet ne nje tas te madh apo te ndahet ne 4 pjata te vogla. Tani e vetmja gje qe duhet bere eshte t’i perziejme te gjithe perberesit se bashku, e rregullojme sallaten me djathin grana te prere ne kubik ose ne feta te holla, kripe, vaj ulliri dhe uthull balsamike dhe e zbukurojme me arrat e plota.

*Shenim: Per nje shije me te forte, mund te zevendesojme djathin grana me copeza djathi gorgonzola.

Foto nga: recipesforserena.wordpress.com

Advertisements

6 Comments

    • Unë Gatuaj says:

      Grana eshte nje lloj djathi italian te cilin mund ta gjesh ne supermarketet qe tregtojne produkte italiane. Ndersa rukola eshte nje lloj bime me shije pak pikante, e cila perdoret shume si sallate edhe ne vendin tone.

      Pëlqejeni

  1. Ilir says:

    Me pelqen shume shija e sallates rukolla. Ju lutem me informoni se ku mund te gjej fara per te prodhuar sallaten rukolla sepse ne Kosove nuk po mund te gjej sallate te tille.

    Pëlqejeni

  2. mobi says:

    Unegatuaj rukola nuk eshte thjesht nje lloj bime, sikur mos ta njihnim se c’eshte,edhe tek ne ka plot,pavarsisht sa e njohen njerezit. Radhiqe quhet, eshte lloj lakre, sic jane psh lepietat, etj etj.qe jo shume kush i njeh:).
    Dhe grana eshte djath kackavall i forte:). Sa rreth e perqark i bini, duhet ta beni recetn me interesante, psh ne vend te granas, qe jo shume kush e njeh apo e gjen, mund te perdori djth kackavall te forte, dhe ja u zgjidh ceshtja:).

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      @Mobi, nese e lexon titullin e recetes, rradhiqe e ke te vendosur ne kllapa. Nqs jeton ne Shqiperi, me siguri do kesh vene re qe ASNJE supermarket apo dyqan nuk e quan rradhiqe, por rukola. Ideja jone nuk eshte berja interesante e recetes, perkundrazi, te jete sa me e realizueshme nga amvisat dhe ti gjejne perberesit sa me lehtesisht ne treg me emrin me te cilin ato tregtohen.
      Ndersa djathi grana, nese duam ti qendrojme besnik recetes, nuk mundet te zevendesohet me djath kackavall te forte, pasi ndryshon si shija, ashtu dhe perberja e tij. Pastaj gjithesecili ben zgjedhjet e tij sipas asaj qe ka ne frigorifer, buxhetit dhe deshires.

      Pëlqejeni

  3. mobi says:

    Ne supermarket normalisht do quhet rukola,sepse ne kemi shume qejf te c’shqiptarizohemi,keshtu qe nuk eshte fare cudi:). Nejse, sa per djathin grana qe thoni nuk mund te zevendesohet per ti qendruar besnik recetes, kush tha qe me nje djath kackavall tjeter te forte do te dali receta po aq e mire ose edhe me e mire, keshtu qe skeni pse thoni duhet ai djath patjeter. Ka plot djath kackavall qe eshte edhe me i mire se grana ne shije:).Gjithsesi faleminderit per recetat:).

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: