Sallatë Kapreze

Sallate kapreze

Kjo sallate italiane perdoret shpesh si antipaste, por ndonjehere mund te sherbeje edhe si pjate e dyte per ata qe duan te ruajne linjat. Eshte e perbere nga domate dhe djath mocarela, te prera keto ne feta apo ne kubik dhe te rregulluar me kripe, vaj ulliri dhe rigon apo borzilok. Emri i saj derivon nga ishulli Kapri dhe perberesit jane tipik te kuzhines napoletane.

Perberesit

  • 4 domate te forta dhe te pjekura
  • 500gr djath mocarela
  • 1 luge rigon apo borzilok te thate
  • vaj ulliri
  • kripe
  • disa gjethe borzilok te fresket

Ne fillim, vendosim vajin e ullirit me kripe dhe rigon (apo borzilok) ne nje ene te vogel duke i lene te marinohen.

Nderkohe presim ne feta me trashesi rreth 1/2cm domatet e lara e te pastruara dhe te njejten gje bejme edhe me djathin mocarela.

I vendosim ne nje pjate te ceket duke i alternuar keto dy perberes si ne figure. Siper i hedhim vajin e ullirit me kripe dhe rigon dhe sipas deshires edhe disa gjethe te fresketa borziloku per zbukurim.

*Shenim: Nese doni ta beni sallaten tuaj akoma me te shijshme, pregatisni nje salce borziloku duke grire ne mikser disa gjethe borzilok me vaj ulliri, pak kripe dhe stika pishe.

Foto nga: http://www.foodrepublic.com/

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: