Japrak (Dolmadakia Yialantzi')

japrakJapraket, apo sic quhen ne vendin e tyre te origjine Dolmadakia Yalantzi, perbejne nje nga antipastat me te njohura greke te pregatitura me oriz dhe gjethe rrushi. Pa dyshim eshte nje pjate shume e vecante me ane te se ciles mund t’i habisni miqte tuaj dhe ne te njejten kohe mjaft e thjeshte per t’u pregatitur dhe shume e shijshme. Kjo antipaste perdoret gjithashtu ne vendet perreth si ne Bullgari apo Turqi dhe perben nje gatim tipik per naten e Krishtelindjeve dhe Vitit te Ri.

Perberesit

  • 12 gjethe rrushi
  • 250gr oriz kokerrumbullaket
  • 200ml vaj ulliri
  • 1 qepe mesatare
  • 1 limon te shtrydhur
  • 1 luge te vogel mente
  • 1 luge te vogel koper
  • 1 luge majdanoz
  • pak piper

Si fillim, lajme mire gjethet e rrushit dhe i ziejme ne uje te vluar me kripe per rreth 5 minuta. I heqim nga uji duke i kulluar, i fshijme mire dhe i vendosim ne tavolinen e punes.

Nderkohe pregatisim mbushjen: skuqim ne vaj ulliri qepen dhe hudhren te prera holle derisa te marri nje ngjyre te arte. Shtojme me pas orizin, menten, kopren, majdanozin, kripen, pak piper dhe duke i shtuar gjysme gote uje te nxehte dhe pak kripe, i leme te ziejne per rreth 10 minuta duke i perziere here pas here ne menyre qe orizi te mos ngjitet.

Masen e perftuar e leme te ftohet, dhe kur te jete ftohur vendosim nga ajo nje luge te vogel mbi cdo gjethe rrushi ne ekstremitetin aty ku gjendet kemba. E mbyllim gjethen fillimisht anash me pas e rrotullojme qe te mos dal mbushja.

Ne nje tave te thelle rendisim japraket njeri pas tjetrit dhe shtojme gjysme gote uje me kripe dhe me leng limoni. E mbyllim me nje kapak dhe i fusim ne furre ne temperature 120 grade per 1 ore e gjysme. I servirim te ftohta.

*Keshille: Nqs perdorni gjethet e rrushit ne kuti, lerini ne uje per te pakten 12 ore, kullojini dhe fshijni mire. Nqs nuk keni gjetur gjethe rrushi, japraket mund te pregatiten gjithashtu me gjethe lakre te cilat i ziejme fillimisht. Per me teper kjo antipaste eshte e perkryer per te shoqeruar pjatat e peshkut.

Foto nga: http://greekfoodmania.com/

Advertisements

3 Comments

  1. dhurata veshi says:

    pershendetje!dua tju them se japraket jane kuzhine turke,vete emri i tyre e trgon kete.ne elbasan thoshin:ti besh ma shoke e ti hash vetem ,kaq te mire jane!me ato 12 gjethe qe thoni ju sia vlen mundimi,per te zene nje dhemb thoni ju…

    Pëlqejeni

  2. mona says:

    po mire moj dhurata,ti mund te gatuash sa te duash,s’te ka vene njeri kufi:)kjo recete eshte per orientim,nuk do te thote qe aq duhet te besh..sa per origjinen as ti nuk ke shume te drejte sepse kjo recete nuk eshte as greke as turke por arabe,po ske faj se edhe turqit nga ata i kane mare:)mua personalisht me pelqejne shume te dyja,si turke si arabe,kane shume gjera te shijshme.

    flm per kete website,eshte goxha mire,me pelqen shume..

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: