Salcë xaxiqe

TzatzikiEshte e pamundur te shkosh ne Greqi dhe te mos shijosh kete salce fantastike e cila pervecse eshte nje antipaste tipike e ketij vendi, sherben edhe si shoqeruese e Sufllaqes greke. Por ajo mund te shoqeroje cdo pjate; duke filluar nga mishi, peshku e duke perfunduar tek Sallata Greke apo orizi. Origjina e fjales xaxiqe, vjen nga turqishtja e vjeter “cacik”, nje ushqim te cilin turqit e perdornin per tu freskuar gjate dites duke perziere kos, uje, hudhra dhe buke: kjo eshte paraardhesja e xaxiqit te sotem, e cila ne Bullgari njihet me emrin tarator. Nje nga vetite e saj eshte se mund te ruhet ne frigorifer per rreth nje jave nga momenti i pregatitjes: ne kete menyre do te kurseni  kohe dhe do te shijoni nje fete buke te thekur me xaxiqe kur te ktheheni ne shtepi te uritur.

Perberesit

  • 400gr kos i trashe Grek
  • 4 thelpinje hudher
  • 4 luge vaj ulliri
  • 2 luge leng limoni
  • 1 kastravec
  • 1 luge koper te fresket te grire
  • kripe
  • piper i zi i te sapobluar
  • per zbukurim: gjethe mente, ullinj te zinj

Si fillim, grijme kastravecin ne fije te trasha nga ana me e trashe e grireses dhe shtrydhim me dore lengun qe ai leshon, ose nqs kemi kohe e leme te kulloje mbi nje pecete te paster. Grijme hudhrat shume holle apo mundesishte i kalojme ne mikser per te perftuar nje krem nga to.

Ne nje tas mesatar, bashkojme kosin grek me kastravecin, hudhrat, lengun e limonit, vajin e ullirit dhe kopren. E rregullojme salcen me kripe dhe piper, e mbulojme tasin me leter transparente dhe e fusim ne frigorifer per te pakten 1 ore ne menyre qe shijet te bashkohen me njera tjetren.

E servirim te zbukuruar me gjethe mente dhe disa kokrra ullinj te zinj.

*Keshille: Per pregatitjen e xaxiqes duhet perdorur kos grek i cili eshte mjaft i trashe dhe i yndyrshem, por ne pamundesi te tij kete recete mund ta pregatisim edhe me kos normal te cilin  do e leme te kulloje nje nate ne nje pecete te paster per t’i hequr te gjithe ujin e tepert.

Foto nga: http://galleryhip.com/

http://rapidshare.com/files/302942433/Julie.A.J.2009.iTA.MD.DVDRip.XviD-SiLENT.2CD.CoMiCo.UpZ.part1.rar

Advertisements

2 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: