
Perberesit
- 4 fileto viçi, te rrahura
- 250gr salce domatesh
- 2-3 fileto açuge, te shpelara nga kripa
- 2 luge te vogla me kaperi, te shpelare nga kripa
- 1 thelpi hudher, e shtypur
- 1 tufe majdanoz te fresket, te grire holle
- 3 luge vaj ulliri
- kripe
- piper
Ne nje tigan ne zjarr mesatar kaverdisim ne 3 luge vaj ulliri hudhren dhe açuget dhe i leme per disa minuta derisa keto te fundit te shperbehen plotesisht. Heqim hudhren nga zjarri dhe shtojme filetot e viçit duke i skuqur nga te dyja anet per pak minuta. Ne kete moment shtojme salcen e domateve dhe kaperit dhe vazhdojme gatimin edhe per 5 minuta te tjera duke i rregulluar te gjitha me kripe, piper dhe majdanoz. E servirim kete pjate te ngrohte duke e sperkatur me pak majdanoz te grire holle.
Foto nga: http://pastalovesme.com/
me fal po ca eshte filetoja e acuges…se nuk e kam iden
PëlqejeniPëlqejeni
po edhe une nuk e kuptoj kete fileton e açuges, si dhe kaperin.
PëlqejeniPëlqejeni
@Marina, acuge eshte nje lloj peshku si sardelja por me e vogel, mund ta gjesh ne cdo supermarket. Shiten nen vaj apo nen kripe me kavanoza te vegjel. Ndersa kaperit jane boce te pacelura te nje lloj bime, i gjen edhe keto ne supermarket nen shellire.
PëlqejeniPëlqejeni