
Perberesit
- 1kg patate
- 2 thelpinje hudher
- 2 dege rozmarine ose sherebel
- vaj ulliri
- kripe
Patatet e lara dhe te qeruara i presim ne kubik te medhenj dhe i vendosim ne nje ene me uje te ftohte per rreth gjysme ore. Ne kete menyre ato humbasin shumicen e niseshtes se tyre, gje e cila i ben me krokante ne siperfaqe. Pasi ia kemi nderruar ujin disa here, i shplajme dhe i veme te ziejne per 10 minuta ne tenxhere me uje te vluar.
I kullojme, i vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre, shtojme thelpinjt e hudhres se shtypur, rozmarinen ose sherbelin, vajin e ullirit dhe pak kripe. Mundohemi qe me patatet te formojme vetem nje shtrese; ne kete menyre do te piqen uniforme siper dhe poshte. I leme te gatuhen ne furre te nxehte ne 200°C per rreth 20 minuta, derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. Ne momentin e servirjes heqim thelpinjt e hudhrave dhe deget e rozmarines dhe i sherbejme te nxehta.
Foto nga: http://chelseawinter.co.nz/
Me pelqen.
PëlqejeniPëlqejeni
Faqe shume e mire.
PëlqejeniPëlqejeni
Nuk me pelqejne keto patate nuk i dua kokerr i dua prerje te holla per tu skuqur, si gatuhen ne furre jo ti skuqesh ne tigan por ne furre…
PëlqejeniPëlqejeni
Eeeeeeeeeeeeeem
PëlqejeniPëlqejeni
Lepuri im i shkelqyer. Receta juaj e paprovuar nga shijet e mia.
PëlqejeniPëlqejeni
E pa pare dhe e shijshme
PëlqejeniPëlqejeni