
Perberesit
- 4 te bardha veze ne temperature ambjenti
- 200gr sheqer
- lengun e 1 limoni
- 200ml uje te ftohte
Vendosim nje tenxhere ne zjarr te ulet dhe hedhim ne te ujin me sheqerin. E perziejme shpesh me luge druri derisa sheqeri te kete shkrire plotesisht.
Rrisim zjarrin nga i ulet ne mesatar dhe e ziejme shurupin derisa te arrije temperaturen 115C (e masim me termometer kuzhine), pas afer 10 apo 15 minutash. Ne te njejten kohe, zhysim nje furce kuzhine ne uje te paster dhe “lyejme” me te pjesen e brendshme te tenxheres qe te mos lejojme kristalet e sheqerit te formohen. Kjo do te na prishte perberjen e kremit.
Ne nje tas te madh te paster, rrahim te bardhat e vezeve me ndihmen e nje mikseri me shpejtesi minimale derisa te formohet nje shkume e bute. Shtojme lengun e limonit dhe e rrisim shpejtesine e mikserit ne mesatare derisa te na formohet nje krem qe nuk bie nga tasi.
Kur shurupi te kete arritur temperaturen 121C, e hedhim gradualisht tek kremi marenge duke vazhduar rrahjen derisa kremi te arrije ne temperature ambjenti dhe te rezultoje i trashe e i shnderritshem, pas 15 apo 20 minutash.
Foto nga: http://fabatable.com/
sa i perket kesaj faqe shum flm qe na munsoni te mesojm rreth kuzhines brravo veq perpara
PëlqejeniPëlqejeni
Me pelqen shume menyra e berjes te ketij kremi. Flm.
PëlqejeniPëlqejeni