Tortë me karrota (Carrot Cake)

torte me karrotaTorta me karrota-Carrot Cake (recete tipike angleze) eshte nje nga embelsirat klasike te cilen nuk mund te mos e provoni nqs shkoni ne Angli (praktikisht e gjeni ne cdo bar londinez). Ngjyra kafe i detyrohet pikerisht sheqerit te kanes i cili i jep tortes nje shije vertete te vecante. Per kete torte egizstojne receta nga me te ndryshmet, por ne po iu propozojme nje nga keto; mund ta shoqeroni me nje gote caj limoni te ftohte me pak sheqer.
Perberesit per nje torte mesatare

  • 300gr miell
  • 350gr sheqer kane (ose sheqer normal ne pamundesi te tij)
  • 450gr karrota te grira
  • 350ml vaj luledielli
  • 6 veze mesatare
  • 15gr sode buke
  • 1 bustine maje birre (16gr)
  • 2 luge te vogla kanelle
  • ½ luge arre moskate
  • pak kripe

Per shtresen e jashtme (krem marenge)

  • 2 te bardha vezesh te vogla
  • 180gr sheqer pluhur

Paraprakisht nxehim furren ne 180°C. Ne nje ene vendosim sheqerin e kanes dhe vajin e lulediellit duke i perziere mire per te pakten 10 minuta me ndihmen e nje rrahesi elektrik. Gjithmone duke i rrahur shtojme vezet derisa te perftojme nje mase te fryre dhe me ngjyre te hapur.

Ne nje ene tjeter perziejme miellin, soden, majane e birres, erezat pluhur dhe ia shtojme mases se perftuar me veze dhe sheqer; i perziejme mire me luge druri derisa te perftojme nje brume homogjen dhe pa kokerriza.

Qerojme dhe grijme holle karrotat, me pas ia shtojme brumit qe kemi perftuar duke i perziere serisht me luge druri. Lyejme me gjalpe dhe me miell nje tave per torta me diameter rreth 28cm. Ne te hedhim masen e perftuar dhe e fusim ne furren e parangrohur per rreth 1 ore.

Advertisements

12 Comments

  1. Rajmonda says:

    Maja gjendet ne dy forma.Ne forme kubeti te vegjel,dhe ne forme pluhuri ne bustina,[ne italiano i thone lievito di birra].Megjithate per ta kuptuar perdoret te ardhur brumi kur ben buke ose embelsira.

    Pëlqejeni

  2. leo says:

    pershendetje shum e mire e kam provuar po si ti gjej arrst moskate ne angli do ta dija shum per nder nqse me kthen pergjigje se e kam shum qef po nuk eshte shum lire ta blesh dhe me ndihmet tuaj po e bej me mire ne shtepi flm shum per recetat

    Pëlqejeni

  3. leo says:

    shum faleminderit per pergjigjen “une gatuaj”po cfare luge duhet te perdorim per arrat moskate duhet te hedhim 1/2 e luges se gjelles apo te luges se kafes pres pergjigjen tuaj faleminderit

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: