
Kremi i gjalpit eshte mjaft i perdorur per mbushjen apo zbukurimin e tortave te ndryshme. Duke qene se eshte pak i rende per organizmin, keshillohet te perzihet me Krem marenge apo me Krem pastiçerie. Gjithashtu duhet patur kujdes qe raporti i sheqerit dhe gjalpit te jete gjithmone 1:2, pasi nqs i hedhim me shume gjalp ose sheqer seç duhet, prishet struktura e kremit dhe ky i fundit behet i paqendrueshem.
Perberesit per te mbushur nje torte me diameter 23cm
- 250gr gjalp i nje cilesie shume te mire, ne temperature ambjenti
- 500gr sheqer pluhur, i situr
- 2-4 luge qumesht
- 1 luge te vogel vanilje pluhur
Ne nje tas te madh, rrahim gjalpin e zbutur me ndihmen e nje mikseri elektrik ose nje luge druri derisa te behet kremoz. Shtojme gjysmen e sheqerit pluhur dhe vazhdojme rrahjen derisa te zbutet akoma me shume.
Shtojme gjysmen tjeter te sheqerit, 2 luge qumesht dhe vazhdojme perzierjen derisa te kemi arritur trashesine e deshiruar. Nese kremi rezulton shume i lengshem, shtojme akoma edhe pak sheqer pluhur, apo nese rezulton shume i trashe, shtojme akoma edhe pak qumesht. Shtojme se fundi edhe vaniljen duke e perziere mire, e mbulojme tasin me leter celofoni dhe e ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite. Perpara se ta perdorim, e leme ne temperature ambjenti per disa ore dhe e rrahim per pak sekonda me mikser elektrik per ti rikthyer butesine.
shum me leht dhe e kendshme
PëlqejeniPëlqejeni
nuk e kam fort te qarte masen, pasi thuhet se raporti i sheqerit dhe gjalpit eshte 1 me 1 por nderkohe tek perberesit nuk eshte ky raport. help..
PëlqejeniPëlqejeni
@Anonym, te bardhat e vezeve jane peshuar me peshore kuzhine dhe pesha e tyre ka dal 150gr, aq sa eshte masa e sheqerit pluhur ne recete.
PëlqejeniPëlqejeni
Ju falenderoj per shpjegimin por ajo doja te dija nuk ka lidhje me vezet por me raportin gjalp:sheqer , tek perberesit thuhet 250 gr gjalp dhe 150 gr sheqer , ndersa me lart thuhet se eshte shume i rendesishem raporti 1:1 Cili raport duhet marre si i sakte ? Pres pergjigjen tuaj , faleminderit.
PëlqejeniPëlqejeni
@Anonym, ke shume te drejte, do ta korrigjojme receten sa me shpejt. Merr si te sakte 250gr gjalp dhe 150gr sheqer 🙂
PëlqejeniPëlqejeni
Shume e mire kjo embelsira.
PëlqejeniPëlqejeni
Sa i mire ky kremi.
PëlqejeniPëlqejeni
Shume te mira te gjitha recetat.
PëlqejeniPëlqejeni
me falni,por tek raporti i perbersve ju keni shkruar 500 gr sheqer kurse tek komentet keni then 150 gr sheqer mereni si te sakt…..??? Faleminderit
PëlqejeniPëlqejeni
@Teuta, receta eshte ndryshuar, pasi eshte gjetur nje me e mire se e para. Keshtuqe merr te mireqene perberesit dhe masat tek receta qe eshte aktualisht.
PëlqejeniPëlqejeni
Pershendetje, desha te pyes per gjalpin,cili eshte me i miri per ta bere kte Krem? faleminderit …..
PëlqejeniPëlqejeni
@Teuta, une per kete recete perdor gjalpin President pa kripe.
PëlqejeniPëlqejeni
Kremi i gjalpit do te dilte me i mire dhe me i qendrueshem nese do te perdoret Icing Sugar. Gjithashtu dua te shtoj se Qumeshti hidhet pas perzierjes se gjalmit te rrahur me sheqer. Nese duam ta bejme kremin me ngjyre , atehere kur shtojme qumesht , duhet te hedhim dhe disa pika ngjyrues.
PëlqejeniPëlqejeni
Kjo lloj recete i perket stilit Amerikan , ku ka vetem keta perberes , por me i miri do te ishte ai Italiani pasi eshte me i bute dhe kremoz 🙂
PëlqejeniPëlqejeni