
Kremi Shantili, i krijuar nga francezi François Vatel ne shekullin e XVII, eshte i perbere nga pana e fresket e rrahur, vanilje dhe sheqer pluhur ne raportin 5 pana dhe 1 sheqer. Duke qene nje nga kremerat me te perdorur ne pastiçeri, perveç se perdoret i vetem neper emblesira te ndryshme, shpesh bashkohet edhe me Kremin e pastiçerise per te formuar Kremin diplomat.
Perberesit per 250gr krem shantili
- 250ml krem pana nga frigoriferi
- 50gr sheqer pluhur
- 1/2 luge te vogel vanilje pluhur
Ne nje tas te madh, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik me shpejtesi maksimale kremin pana derisa te trashet. Shtojme sheqerin pluhur te situr dhe vazhdojme rrahjen derisa kremi te kete arritur trashesine e deshiruar. Shtojme se fundi edhe vaniljen pluhur, dhe e rrahim edhe per 3 apo 4 sekonda te tjera.
Kremi shantili mund te pregatitet maksimumi nje dite perpara perdorimit, dhe te ruhet ne frigorifer i mbuluar me leter celofoni. Nese para perdorimit veme re qe ne siperfaqe te tij eshte formuar nje leng, pra eshte ndare kremi nga uji, vazhdojme rrahjen edhe per pak çaste derisa kremi te rezultoje homogjen.
Foto nga: http://domesticfits.com/
shume shume e mire……… te con goja leng
PëlqejeniPëlqejeni
shum e mir
PëlqejeniPëlqejeni
Mua me pelqeu kjo torte me krem gjalpi…
PëlqejeniPëlqejeni
Une vdes per torta dhe kjo recete me pelqeu shume, e bashkova me krem pastiqerie dhe kam bere 1 torte super… ju falenderoj per recetat e shijshme qe publikoni…
PëlqejeniPëlqejeni