Romstek

  • Racione: 5 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Romstek1

Romsteket jane shume te ngjashem me qoftet e zakonshme, por ndryshe nga ato kane perqindje me te madhe mishi dhe jane me te shijshem. Receta eshte mjaft e thjeshte, megjithese duhet patur kujdes kur romsteket do te kthehen nga ana tjeter gjate skuqjes pasi perberja e tyre eshte mjaft e brishte dhe mund te ndahen ne copa te vogla.

Perberesit per 10 romstek

  • 500gr mish te grire
  • 1 kokerr qepe mesatare, e grire holle
  • 1 veze
  • 1/2 tufe majdanoz te grire holle
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj luledielli per skuqje

…per lyerjen

  • 2 veze
  • miell 
  • galete 
  • 1/2 tufe majdanoz te grire holle

Ne nje tas te thelle perziejme qepen me mishin e grire, vezen, pak kripe, pak piper te zi te sapobluar dhe majdanozin e grire. E punojme brumin me dore derisa te formohet nje mase e bute, por e lidhur.

Ne tre ene te ndryshme vendosim: ne njeren miellin, ne tjetren vezet e rrahura me pirun dhe ne te fundit galeten e bashkuar me majdanozin. Me duar te lagura me uje apo vaj marrin nje pjese nga brumi dhe i japim forme ovale apo te rrumbullaket, por te holle.

I kalojme romsteket fillimisht ne miell, me pas ne veze te rrahur dhe se fundi ne galete. I skuqim ne vaj te nxhete derisa te marrin ngjyre te kuqerremte nga te dyja anet. I sherbejme te ngrohta shoqeruar me pak sallate.

Reklama

6 Comments

  1. I paemër says:

    me duket shume recete e mire, vetem ju lutem brenda mundesive kur nxirrni receta me perberes qe nuk jane ne gjuhen shpipe , jepini nje shpjegim perbri sepse jo te gjitha i njohim.
    Gezuar festat

    Pëlqejeni

  2. anonime says:

    Pershendetje ! Receta e shijshme edhe ekonomike ,Ju lumte edhe ju faleminderit per keyto receta te mrekullueshme , qe beni edhe personat qe nuk dijne , te behen nikoqire edhe ti perdorin keto receta ne tryezat e tyre familjare Rrespekte

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: