Tavë Elbasani (Tavë kosi)

rsz_tave_kosiTava e Elbasanit ose e quajtur ndryshe Tave kosi, eshte nje recete tipike Shqiptare e pregatitur me pjesen e shpatulles ose brinjet (mund te perdorni si mish qengji ashtu dhe dashi per kete recete) i pjekur ne furre ne nje baze salce me kos dhe pak oriz. Kjo pjate u be shume e famshme kur Ismail Qemali erdhi ne Vlore ne vitin 1912, dhe kerkoi te provonte kete gatim te shijshem. Kjo eshte arsyeja pse Tava e kosit pregatitet vecanerisht ne Diten e Pavarsise!

Perberesit

  • 750gr shpatull qengji (ose brinje) te ndara ne 4 pjese
  • 4 luge gjalp pa kripe
  • 2 luge oriz kokerrgjate
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

…per salcen me kos

  • 1kg kos ne temperature ambjenti
  • 5 veze
  • 4 luge miell
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Per mishin e qengjit, parangrohim furren ne 190°C.

E sperkasim mishin me kripe, piper te zi dhe gjysmen e gjalpit dhe e pjekim ne furre derisa te jete gjysme i gatshem. I hedhim pak uje nese shohim qe mishi thahet shume.

E heqim taven nga furra, shtojme oriz dhe e leme menjane.

Per salcen me baze kosi, skuqim per 3-5 minuta miellin ne gjalpin e mbetur duke i perziere shume mire. Rrahim vezet me kosin, shtojme kripe, pak piper te zi te sapobluar dhe se fundi masen me miell. E hedhim salcen me kos mbi mishin e qengjit dhe e pjekim per rreth 45 minuta. E sherbejme te ngrohte.

*Keshille: Nese perdorim mish dashi ne vend te mishit te qengjit, duhet ta gatuajme fillimisht ne tenxhere me presion per 10-15 minuta dhe me pas te veprojme si me siper.

Foto nga: http://www.epicurus.com/

Advertisements

14 Comments

  1. ola says:

    Pershendetje.
    kam gatuar ca nga recetat tuaja dhe me kane pelqyer, dje bera kete recete tave kosi, dhe nuk u be ashtu sic shpresoja. Ne recete ju thoni qe mbasi eshte mishi 1/2 i bere,i hedhim orizin,ne kete kohe heqim taven ,pastaj hedhim orizin apo jo? Po miellin sa luge duhet? une i hodha nje luge gjelle miell,dhe kosi im ishte ca i trashe, mos mbase keto te dyja jane shkaku qe nuk u be tava e mire,ju lutem me ktheni pergjigje qe ta di si ta bej per rradhes tjeter,ju faleminderit kalofshi sa me bukur.

    Pëlqejeni

  2. ola says:

    U be e trashe dhe orizi i pa zier.Ne recete ju thoni kur mishi te jete gjysme i pjekur shtojme orizin, po orizi si mund te zieje po mos ti hedhim ca uje apo jo,do ishte mire sikur recetat tuaja ti shpjegoni me imtesisht, une keto recete nuk e kam gatuar ndonjehere dhe per here te pare nuk me pelqeu fare dhe kjo ishte sepse doli e trashe sepse ndejti ne furre per 45 min pasi ja hodha salsen sic thote receta.Shpresoj qe do ti korrigjoni gabimet dhe te na ndihmoni me recetat tuaja te shijshme.Flm .

    Pëlqejeni

  3. sonia says:

    Ju falemindejom pere te gjitha keto receta shume te mira qe na e sollet jeni shume te mire vertet.Nese ka mundesi te na e shtoni perberjen e PILafit me mish pule flm .

    Pëlqejeni

  4. bardha says:

    pershendetje.kisha nje pyetje per kete tave. gjithmone qe e bej,kosi eshte si i prere .kur kam ngrene ne nje restorant, nuk ishte keshtu.po juve si iu del ? faleminderit

    Pëlqejeni

    • rudina says:

      Ndodh shpesh kur s’ja ke marre doren, une e kam thene me lart menyren time dhe qe mos te te pritet tava e kosit kur e fusim ne furre te kete temp ambienti dhe furra ne 200grade poshte-lart gjer sa te shikosh qe masa eshte e mpiksur dhe ne kete moment e vendos temp vetem lart sa te marre faqe te arte, mos e ler me shume seç duhet ne furre sepse kur kalon pjekja mund te shteret dhe ndryshon konsistence dhe normal me e kripur, ndersa kur i kalon temp pritet. Tava e kosit eshte pak delikate siç e shikon por nese je e kujdeshme eshte e lehte dhe ia vlen,pershendetje

      Pëlqejeni

  5. I paemër says:

    un e kam gatuar ket recet dhe me eshte bere shume e shishme..kur hedhim kosin vezet dhe miellin…duhet te jet ftohur pak. miwshi me orizin…se ndaj dhe kosi dele si i prer…e ben nxehtesia te tille…

    Pëlqejeni

  6. ina says:

    pershendetje,
    une sot gatova kete recete. ne fakt me doli shume i mire,mmmm yummy vetem nje gje te vogel bera ndryshe. mishin e zjeva ( mishin e qingjit) per 30 min bashke me orizin pastaj e futane vure bashke me salcen. nese flm per receten. 🙂

    Pëlqejeni

  7. rudina says:

    Si fillim ne vend te “gjalp” tek perbersit e salces duhet miell gruri(behen dhe gabime), ndersa sa per menyren si e pergatisim ne ne Elbasan taven e kosit eshte shume e lehte.Veme mishin me pak kripe per te zier dhe kur te jete gjysem i zier i hedhim 1 filxhan kafe me oriz, e leme te zihet plotsisht sa me perafersi te mbetet 1kg leng mishi, e hedhim ne taven ku do ta pjekim dhe pergatisim salcen. Ne nje tas te bollshem hedhim miellin dhe i shtojme kosin duke e perzier, shtojme vezet dhe masen e perziejme me mikser ose tel kuzhine mire e mire, kete mase e shtojme ne tepsi ku kemi mishin me leng, e perziejme lehte me luge dhe i coptojme pak gjalp ose vaj ulliri persiper dhe e fusim te vaket, e pjekim ne temperature 200-220 grade ne menyre qe te mos na pritet, kur ta shohim qe masa eshte mpiksur e veme temp vetem lart sa te marre te arte dhe ju befte mire.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: