Gjyveç me oriz (ose makarona)

Gjyveci me oriz, ashtu si gjyveci me patate, eshte nje pjate tipike elbasanase e cila gjen perdorim shume te gjere edhe ne ditet e sotme, sidomos ne krahinat e jugut.
Perberesit per 4 persona

  • 500gr mish vici
  • 1 qepe e vogel
  • 1 domate mesatare
  • 150gr oriz
  • 2-3 luge vaj ulliri
  • 2 luge gjalp
  • kripe
  • piper
  • disa gjethe dafine

Ne nje tigan te thelle apo ne nje tenxhere hedhim 2-3  luge vaj ulliri, shtojme qepen dhe domaten te grira holle, shtojme mishin e prere ne thela mesatare dhe i kaverdisim lehte derisa qepa te marre nje ngjyre te arte. I kriposim dhe i piperosim, shtojme disa gjethe dafine dhe i hedhim uje sa te mbulohet mishi. Ne kete menyre e leme mishin te zieje per rreth 20 minuta ne zjarr te avashem.

Ne nje tigan tjeter kaverdisim orizin me 2 luge gjalp per rreth 1 minute dhe shtojme 3 gota leng mishi te holluara me uje (raporti duhet te jete 1 me 3, pra per 1 gote oriz (150gr) shtohen 3 gota leng mishi).

Ne taven qe do te fusim ne furre, vendosim  fillimisht orizin me lengun e mishit, me pas vendosim thelat e mishit, i hedhim kripe dhe piper dhe i fusim ne furre te parangrohur ne 180 grade derisa orizi ta kete thithur te gjithe lengun.

*Shenim: Ne raste se gjyveci pregatitet me makarona, preferohen te perdoren makaronat e vogla per supe ose ne mungese te tyre makarona spageti te thyera ne copa te vogla. Raporti i makaronave me lengun e mishit eshte 1 me 4.</stron

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.