Kërnacka të furrës

Perberesit per 4 persona

  • 250gr mish te grire
  • 2 qepe te vogla
  • 2 feta buke te thare
  • 2 luge miell
  • 1 veze
  • 2 thelpinj hudher
  • majdanoz
  • kripe
  • piper
  • miell per skuqje

Per salcen

  • 1 luge miell
  • 2-3 luge uthull
  • 1 luge salce domatesh (ose 1 domate te grire)
  • 3-4 thelpinj hudhra
  • majdanoz
  • dafine
  • rigon
  • spec i kuq jo djegs
  • kripe
  • piper

Si fillim, lagim buken e thare me pak uje, me pas e shtrydhim, e therrmojme me duar dhe e vendosim ne nje ene te thelle. Shtojme mishin e grire, qepet e grira holle, vezen, majdanozin e grire, thelpinjte e hudhres se shtypur, piperin dhe kripen.

Masen e perftuar e ndajme ne racione te vegjel dhe i japim forme cilindrike. I kalojme ne miell dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin nje ngjyre te kuqerremte nga te gjitha anet. Pasi i kemi skuqur te gjitha kernackat i rreshtojme ne nje tave dhe fillojme me pregatitjen e salces:

Ne vajin e mbetur, shtojme miellin duke e perziere mire qe te mos formohen kokrriza, e shuajme me uthull, shtojme salcen e domateve (apo domaten e grire), pak uje te nxehte, kripe, piper, dafine, rigon, specin e kuq dhe hudhrat e grira holle. E leme ne kete menyre te gatuhen te gjithe perberesit se bashku per rreth 10 minuta dhe me pas kete salce ia hedhim kernackave qe kemi shtruar ne tave. Taven e  fusim ne furre te parangrohur ne 180 grade per 15-20 minuta. Kjo pjate sherbehet e sperkatur me lengun e saj dhe me majdanoz te fresket e te grire holle.

Advertisements

7 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: