Paçe koke

Shijojeni!
Perberesit per 4 persona

  • 1kg koke
  • 1 qepe mesatare
  • 2-3 karrota
  • 2 dege selino
  • 2 luge vaj ulliri
  • 4-5 thelpinj hudhra
  • 2-3 luge uthull
  • 1luge salce domatesh
  • spec i kuq djeges
  • majdanoz
  • kripe
  • piper

Si fillim, pastrojme koken, e coptojme dhe e veme ne nje ene me uje te ftohte ne te cilen e leme per rreth gjysme ore. Me pas e vendosim ne nje tenxhere, e mbulojme me uje te ftohte dhe e veme ne zjarr te avashem per te ziere derisa te formoje shkume ne siperfaqe (kur te kete marre vale). Pas kesaj, heqim shkumen, shtojme qepet, selinon, karrotat, kripen, piperin dhe majdanozin e grire holle dhe e leme te zieje derisa mishi mund te ndahet lehte nga kocka. Pasi koka te jete zjere, e leme te ftohet dhe ndajme kocken nga mishi duke e prere kete te fundit ne copa te vogla.

Ne nje tenxhere vendosim per te ziere lengun e perftuar nga zierja e kokes, i hedhim pak vaj ulliri, salcen e domateve dhe kur e gjithe kjo te kete marre vale shtojme copat e vogla te mishit, pak spec te kuq, kripe, piper te zi dhe e leme ne kete menyre per rreth 10 minuta. Ne fund pacen e rregullojme me hudhra te shtypura dhe uthull.

Advertisements

9 Comments

  1. anonim 1 says:

    pershendetje
    website i juaj eshte me te vertet fantastik,nje website ne gjuhen shqipe me gatime.kam gatuar paçe koke shume here dhe burri im e pelqen jasht mase.Kam dhe disa fotografi po deshe ti dergoj qe ti vendosesh ne kete recete.

    Pëlqejeni

  2. fjoralda says:

    pershendetje …nuk kuptova nje gje keto gjerat si qepen salcen e tjerat i hedhim nje kohesisht kur zjem koken apo si mbaron se zjeri koka dhe ato i skuqim menjane dhe pastaj shtojme copzat qe kemi prere te kokes dhe lengun e saj ? …nese mundeni vini ndonje video ta kuptojme me sakt

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      @Floralda, qepa, karrota, selinoja dhe majdanozi sherbejne vetem per ti dhene shije lengut te kokes. Salcen e hedhim ne nje tjeter tenxhere, shtojme lengun e kokes dhe vazhdojme proceduren sic e ke te pershkruar ne recete.

      Pëlqejeni

  3. rezarta says:

    Pershendetje, websiti juaj esht i mrekullueshem sapo bera pacen me koke ka dale mjaft e shijshme po me kujton shqiperin ,ju falenderoj per recetat e mrekullushme qe na jepni faliminderit

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: