Perberesit per 4 persona
- 200gr miell misri
- 500ml qumesht
- 7 veze
- 150gr gjalp
- 150gr djath te bardhe
- 2-3 luge vaj
- kripe
Ne nje tas te madh dhe te thelle rrahim vezet e plota, shtojme qumeshtin, pak kripe dhe miellin e misrit te cilin e kemi situr fillimisht. Shtojme gjithashtu nga pak uje te vaket duke zene nje brum te holle. Nje pjese te ketij brumi e hedhim ne nje tave te cilen fillmisht e kemi lyer me vaj derisa te formohet nje shtrese e holle dhe e fusim ne furre 180 grade per te marre nje faqe. Vazhdojme ne kete menyre derisa te perfundoje i gjithe brumi qe gjendet ne ene. Ne shtresen e fundit te brumit shtojme djathin e bardhe te grire, e sperkasim me gjalp dhe e pjekim ne furre