Shpatull qengji në furrë

Shpatull qengjiNje recete tipike e Pashkeve, ne te cilen qengji “sakrifikohet” per te rikujtuar mundimet e Krishtit. Dhe eshte pikerisht ky rasti per te shijuar nje pjate te shijshme te shoqeruar shpesh nga patate te vogla apo bizele te fresketa… por mbi te gjithe mjaft te thjeshte per t’u pregatitur!

Perberesit

  • 2kg shpatull qengji
  • 2 limona te prere ne feta
  • 2 qepe te kuqe te qeruara dhe te prera ne feta
  • 2 luge vaj ulliri
  • 5 thelpinje hudhre te shtypura
  • 3 dege rozmarine te ndara pergjysme
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

…per salcen

  • 300ml leng perimesh
  • 1 gote vere te kuqe
  • 2 luge miell

Parangrohim furren ne 170C.

Eleminojme nga shpatulla e qengjit sa me shume dhjam me ndihmen e nje thike te mprehte dhe e hedhim pasi nuk do te na nevojitet per kete recete. E ferkojme mishin e qengjit me vaj ulliri dhe e sperkasim me kripe dhe piper te zi te sapobluar.

Me majen e thikes, bejme gjashte çarje te thella por te vogla ne shpatullen e qengjit dhe fusim ne secilen prej tyre nga gjysme dege rozmarine.

Vendosim fetat e qepeve, limoneve dhe hudhrat ne fundin e nje tave te thelle, vendosim mbi to qengjin dhe e mbulojme mire taven me leter alumini. E gatuajme per 4 ore ne furre, duke e sperkatur çdo nje ore me lengun qe leshon qengji. Pas dy oresh, heqim letren e aluminit dhe vazhdojme pjekien derisa mishi te rezultoje shume i bute.

E heqim shpatullen nga furra, e vendosim ne tavolinen e punes, e mbeshtjellim mire me leter alumini, me pas me nje pecete te paster dhe e leme te pushoje nderkohe qe pregatisim salcen.

Eleminojme dhjamin qe ka leshuar qengji dhe gerryejme me nje luge druri copezat e mishit qe mund te jene ngjitur ne tave, te cilat i hedhim bashke me lengun e qengjit ne nje tenxhere te vogel te paster. Shtojme veren e kuqe dhe e gatuajme mbi zjarr mesatar derisa lengu te kete pergjysmuar vellimin e tij. Shtojme miellin dhe vazhdojme gatimin edhe per 2 minuta. Shtojme lengun e perimeve dhe e gatuajme salcen edhe per 2 minuta te tjera.

E kullojme salcen ne nje kulluese ose site dhe e vendosim ne nje tenxhere tjeter te vogel e te paster. E rregullojme me kripe dhe piper te zi te sapobluar.

E presim shpatullen e qengjit ne copa te medha dhe e sherbejme te sperkatur me salcen e pregatitur.

Foto nga: http://thefoodpot.word

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: