
Perberesit per 8 persona
- 600gr oriz
- 60gr gjalp ose margarine
- 1 qepe e vogel
- 1 gote vere e bardhe
- rreth 2 liter leng i pregatitur me koncentrate
- 5 luge majdanoz
- djath parmixhano i grire
Per salcen me karkaleca
- 300gr karkaleca te qeruar dhe te ziere
- 50gr gjalp
- 30gr miell
- ½ liter qumesht
- 2 te verdha vezesh
- kripe
Pregatisim rizoton: skuqim qepen e grire shume holle ne gjalp (ose margarine), shtojme orizin dhe i kaurdisim per rreth 2 minuta, i shuajme me veren e bardhe dhe kur kjo te kete avulluar plotesisht shtojme lengun e koncentrates (rreth 2 garuzhde). Ne momentin qe rizoto e ka thithur lengun, shtojme perseri dy garuzhde e keshtu me rradhe per 20 minuta apo derisa orizi te jete i gatuar plotesisht. Pak perpara perfundimit te gatimit shtojme majdanozin e grire dhe djathin parmixhano. E hedhim rizoton ne nje stamp si ne figure te lyer me pak gjalp dhe pas 5 minutash e kthejme stampen ne nje pjatance te madhe ku edhe do ta servirim.
E gatova per Krishtlindje ,vertet mora komplimenta pa fund.Faleminderit
PëlqejeniPëlqejeni