Torta e ftohte Trilece ose ne gjuhen origjinale “Pastel de Tres Leches” e ka marre kete emer pikerisht nga 3 llojet e qumeshtit qe ajo perdor (leche ne spanjisht do te thote qumesht). Egziston akoma konflikti se cili vend e krijoi i pari qe ne vitet 1900. Mendohet te kete ardhur nga vendasit e Nikaraguas apo te Meksikes, por versioni i dyte ka themele me te forta. Kjo embelsire shijohet shume edhe ne Kube, Porto Riko, Guatemale dhe… sigurisht ne Shqiperi!
Per pandispanjen
- 250gr miell 00
- 400gr sheqer pluhur
- 6 veze te medha (te ndara te bardhat nga te verdhat)
- 10gr pluhur pjekes
- 5gr vanilje
- 125ml qumesht te plote
- pak gjalp
Per kremin me qumesht
- 350gr qumesht pluhur
- 240ml qumesht i kondesuar
- 240ml pana per embelsira
- rum (fakultative)
Pregatisim kekun: Ngrohim paraprakisht furren ne 180 grade celcius. Lyejme me pak gjalp dhe miell nje tave te rrumbullaket ose katrore dhe e leme ne nje ane (23cm X 33cm). Ne nje tas rrahim te bardhat e vezeve me shpejtesi te ulet derisa te formohet nje krem i bute. Shtojme sheqerin gradualisht dhe vazhdojme rrahjen derisa te formohet nje mase kompakte dhe e qendrueshme. Shtojme nje te verdhe veze dhe e rrahim mire derisa te bashkohet me kremin e te bardhave dhe te njejten gje bejme edhe me te verdhat e tjera. Gjithashtu shtojme dalengadale miellin, pluhurin pjekes dhe qumeshtin duke vazhduar rrahjen (e bejme shpejt qe perberja te mos humbasi volumin). Shtojme vaniljen. E fusim ne furre dhe e pjekim derisa keku te marre nje siperfaqe te arte, per rreth 25 minuta.