Jufka dibre me pulë

Kjo recete ben pjese tek ato receta tradicionale shqiptare te cilat ndonjehere mbesin ne harrese. Te perdorura shume ne Diber, jufkat jane makarona artizanale te pregatitura vetem me miell, veze dhe qumesht. Receta e meposhtme eshte teper e shijshme duke kombinuar mishin e pules dhe jufkat ne nje pjate te vetme.
Perberesit per 4 persona

  • 1 pule te vogel (apo cfaredo mishi tjeter)
  • 400gr jufka
  • 100gr gjalp
  • 1 qepe mesatare
  • kripe

Lajme mire pulen dhe e ziejme ne tenxhere me presion me uje dhe kripe per 15-20 minuta.

Nderkohe presim shume holle qepen dhe e skuqim me 50gr gjalp derisa te marre ngjyre te arte, por jo te vyshket. Shtojme jufkat dhe gjithashtu i skuqim per disa minuta duke i perziere shpesh qe te mos ngjiten. Kur edhe ato te kene marre nje ngjyre te arte i heqim nga zjarri dhe i vendosim ne tepsine ku do te gatuhet receta. I shtojme siper lengun e pules derisa te mbulohen, i sperkasim me 50gr gjalp te mbetur dhe i vendosim ne furre te parangrohur ne 250 grade celcius per 10-15 minuta, ose derisa jufkat ta kene pire te gjithe lengun e pules.

Advertisements

7 Comments

  1. momo says:

    cfare jane jufkat ju lutem? Mos jane gje “rosnicat” sic i themi ne nga jugu:) e kam fjalen qe behet brumi me veze,e dhe e ndan ne kokrriza te vogla,apo e kam gabim? Na i shpiegoni pak receten e jufkave po patet mundesi.Flm.

    Pëlqejeni

  2. Kadrije Shasivari says:

    Ju lutem numrin e telefonit te fabrikes se jufkave ne Diber ose ku mun ti blej ato /ne cilen shitore ju furnizoni jufkat ne Shkup / te cilat muj me i ble. Jetoj ne Prishtine keshtu qe ma let muj me i ble ne Shkup. Faliminderit per mirkuptim.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: