Supë me thjerrëza dhe salçiçe

supe me thjerreza dhe salciceThjerrezat jane nje bime bishtajore e pasur me hekur dhe proteina, e keshilluar me shume per dieta duke qene se nuk permbajne yndyre dhe kolesterol; per kete quhen edhe mishi i te varferve. Ne Itali, por edhe ne vende te tjera, konsumohen shume per Vitin e Ri bashke me gjelin e detit, sepse jane simbol i bollekut dhe mendohet se do sjellin para dhe fat. Sot do te pregatisim supen me thjerreza dhe salçiçe: kujtohuni t’i vendosni ato nje nate perpara ne uje per tu zbutur.

Perberesit

  • 500gr thjerreza te thata
  • 2 salçiçe te fresketa
  • 1 karrote, e prere holle
  • 1 dege selino, e prere holle
  • 1 patate, e prere ne feta shume te holla
  • 1 qepe e vogel, e prere holle
  • 1 gote vere e kuqe
  • 1 luge koncentrate domatesh
  • 4 luge vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhra, te grira holle
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • majdanoz i fresket i grire holle

Vendosim thjerrezat ne nje tenxhere me uje te ftohte dhe i ziejme derisa te zbuten (20-30 minuta).

Ne nje tigan kaverdisim salçiçet e copetuara imet me vajin e ullirit dhe perimet (qepen, hudhren, karroten dhe selinon). Shtojme pataten e prere ne feta shume te holla dhe e sperkasim te gjithen me pak piper te zi duke vazhduar kaverdisjen ne zjarr te ulet. Kur perberesit te jene zbutur i shuajm me vere, shtojme kripen dhe kur vera te kete avulluar shtojme koncentraten e domateve te holluar me pak uje.

Ne kete moment, heqim thjerrezat nga zjarri, i kullojme dhe i hedhim ne tiganin ku kemi pregatitur salcen duke i lene te marrin shije per afer 15 minuta. I sherbejme te nxehta duke i sperkatur me pak vaj ulliri ne pjate dhe majdanoz te fresket te grire holle.

*Keshille: Nese nuk i keni vendosur thjerrezat nje nate me pare ne uje per tu zbutur, per shkak te harreses apo te vendosjes ne minute te fundit se cfare do te gatuani, mos u shqetesoni! Mjafton ti zjeni per afer 20 minuta ne tenxhere me presion!

Kosto per 4 persona: 350 lek te reja

Foto nga: http://www.simplyrecipes.com

3 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: