Sterilizuesi eshte nje lloj i vecante tenxhere e cila perdoret posacerisht per te sterilizuar vazot dhe kavanozat, e perbere nga nje numer i caktuar vendesh te cilet sherbejne per te ruajtur dhe izoluar kavanozat e qelqit gjate zierjes. Por, ne mungese te tij mund te perdorim fare mire nje tenxhere te madhe dhe te rende, te gjate te pakten 40cm ne te cilen mund te sistemojme vazot qe i kemi mbeshtjelle me pare me nje pecete te paster (secilen prej tyre).
Dmth eshte e rendesishme qe gjate zierjes, vazot te mos perplasen me njera tjetren (per te evituar krisjet apo thyerjet e tyre) dhe as me fundin e tenxheres. Sterilizimi ne kete pike behet ne nje menyre fare te thjeshte: vendosen vazot ne tenxhere (ose ne sterilizator), mbulohen komplet me uje te ftohte dhe e gjithe tenxherja cohet ne vlim ne zjarr te forte.
Kur te kene arritur piken e vlimit, e ulim zjarrin ne minimum dhe vazhdojme zierjen ne zjarr te avashem per te pakten 30 minuta. Pasi te kete kaluar koha e nevojshme, heqim kavanozat nga tenxherja vetem kur uji te jete plotesisht i ftohur!
di qe vazot kur i ve ne zjerje i ve me kokeposhte, e vertete?
PëlqejeniPëlqejeni
Faktikisht duhet te kesh nje tenxhere te madhe qe ti nxeri te gjitha vazot dhe ato te mbulohen plotesisht me uje… ne kete pike nuk ka rendesi nese i ve me koke poshte apo jo.
PëlqejeniPëlqejeni
per sa kohe i ziejme komposton
PëlqejeniPëlqejeni
Lolita, varet nga lloji i kompostos, nuk ka nje kohe fikse.
PëlqejeniPëlqejeni
Mua me pelqen shume receli i qershise, mund te me tregoni se sa duhet ti zieje?
PëlqejeniPëlqejeni
@Georgia, receta e recelit te qershise eshte tashme e postuar: http://www.unegatuaj.com/recel-qershie/
PëlqejeniPëlqejeni
Ju lutem me tregoni si behet receli prej vishnjes, flm per mirekuptimin.
PëlqejeniPëlqejeni
@Haxhere, receli i vishnjeve behet njesoj si ai i qershive:
http://www.unegatuaj.com/recel-qershie/
PëlqejeniPëlqejeni