Reçel pjeshke

Receli i pjeshkes eshte nje nga recetat me te njohura te konservave dhe si i tille mund te shijohet ne cdo stine. Pregatitja e tij eshte fare e thjeshte, per kete arsye mund te mbushni disa kavanoza te cilet do ti konsumoni gjate stines se dimrit, vecanerisht ne mengjes te lyera mbi feta buke te thekura me gjalp. Ne do t’iu japim receten e recelit klasik dhe disa keshilla praktike per te perfituar nje konserve unike dhe teper te shijshme.
Per 2 kavanoza mesatar

  • 1kg pjeshke te pjekura mire
  • 400gr sheqer
  • lekuren e 1 limoni

Parapregatitje: Vendosim nje pjate te vogel ne akullin e frigoriferit e cila do te na nevojitet per provezen
Si fillim lajme pjeshket, i thajme me leter kuzhine, i heqim lekuren e berthamen dhe i presim ne copa te vogla. I bashkojme ne kete pike me sheqerin, me lekuren e limonit dhe i vendosim ne nje tenxhere te thelle (jo alumini) ne zjarr mesatar duke i perziere shpesh. Ne varesi te llojit te pjeshkes koha e pregatitjes varion nga 1 ore deri ne 1 ore e gjysme. Per te vertetuar qe receli eshte bere sic duhet bejme proven e pjates se vogel te cilen e kemi vendosur ne akull: hedhim mbi te nje luge te vogel recel, e leme per disa caste te ftohet dhe e anojme pjaten nga njera ane. Nese receli “nuk bie” dhe qendron kompakt atehere ka arritur trashesine e duhur dhe receta jone eshte gati.

Advertisements

4 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: