Tavat e baltes me sepie dhe kallamare jane shume te kerkuara sidomos ne vendin tone ne restorantet e peshkut. Eshte kthyer tashme ne nje tradite, sepse kane nje shije vertete te vecante dhe i pershtaten pothuajse cdo kerkese. Duke pare edhe interesin tuaj per kete pjate kaq te shijshme, ja ku po jua servirim, mjafton deshira per te gatuar!
Perberesit per 4 persona
Perberesit per 4 persona
- 800gr kallamare te vegjel (ose sepie) te pastruara
- 1 qepe mesatare
- 1 karrote
- 2 kembe selinoje
- 2 thelpinje hudher
- 50gr gjalp
- 1 gote vere te bardhe
- 4 luge salce domatesh
- majdanoz
- vaj ulliri
- kripe
- piper
Si fillim presim shume holle qepen, karroten dhe kembet e selinose bashke me hudhren dhe majdanozin (ose I grijme ne mikser). I vendosim te gjitha te kaverdisen ne nje tigan me pak vaj ulliri dhe gjalp per 2-3 minuta. Pas kesaj, i shuajme me vere te bardhe dhe presim derisa kjo e fundit te avulloje plotesisht.