Reçel ftoi

Recel ftoi

Reçeli i ftoit eshte nje konserve me shije paksa te tharte, por me nje arome shume te kendeshme e cila te kujton trendafilin. Ftoi eshte nje frut i cili rritet veçanerisht ne vendet mesdhetare dhe mund ta gjeni ne treg duke filluar nga tetori deri ne nentor.

Perberesit per dy kavanoza

  • 1kg ftonj
  • 700gr sheqer
  • lengun e 1 limoni
  • 3 feta limoni
  • 1 luge te vogel vanilje

Lajme shume mire ftonjt dhe i presim ne copeza te vogla pa i hequr lekuren, por duke eleminuar vetem pjesen e tyre te brendeshme. Nderkohe qe i presim, i vendosim ne nje tas te madh me uje dhe disa feta limoni qe te mos nxihen. Kur te kemi mbaruar me prerjen e tyre, i heqim nga uji me limon dhe i vendosim ne nje tenxhere duke shtuar 2 gota uje te ftohte. I gatuajme ne zjarr mesatar derisa fruti te jete zbutur plotesisht, per 20-30 minuta.

Ne kete moment i kalojme ftonjt ne mikser per ti bere purè dhe e rivendosim masen e perftuar ne nje tenxhere tjeter te paster, i shtojme sheqerin, vaniljen dhe e leme te gatuhet serisht ne zjarr te avashem per 40 minuta duke e perziere here pas here me nje luge druri.

Kur perberja te jete homogjene, shtojme lengun e limonit dhe e gatuajme edhe per 5 minuta te tjera. Ulim zjarrin me minimum dhe e hedhim reçelin e ftonjeve akoma duke vluar ne kavanoza te sterilizuar me pare, i mbyllim menjehere dhe i kthejme permbyse ne nje platforme druri. Duke u krijuar boshlleku brenda kavanozeve, do te mundesoje qe reçeli te ruhet me gjate, ne rastin konkret deri ne 1 vit. Ngjyra e tij do te ndryshoj me kalimin e kohes, duke marre nuanca te se kuqes.

Per te sterilizuar kavanozat: I vendosim ne nje tas te madh dhe i hedhim uje te nxehte siper. I shplajme, i thajme shume mire dhe i vendosim ne furre te parangrohur ne 100C per 10 minuta.

Foto nga: http://lucidfood.com/

Advertisements

7 Comments

  1. linda says:

    Kjo recete me te vertet duhet te jete e shijshme, po edhe ftoj nuk kemi ne kete kohe, atehere shtatori vjen sa hap e mshel syt une kam ftoj ne oborr kete recete do ta pregatis ne shtepi dhe do tju tregoj rezultatin ne fund, dmth ne shtator.
    Ju pershendes dhe ju deshiroj fat te metutjeshem.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: