
Kallamaret me hudhra dhe limon jane nje gatim i lehte per t’u realizuar dhe nje pjate e dyte shume e shijshme per ata te cilet kete lloj peshku nuk duan ta shijojne vetem te skuqur.
Perberesit per 4 persona
- 1kg kallamare te pastruar
- 1 gote vere te bardhe
- 4 thelpinj hudher
- 100gr gjalp
- 1 luge vaj ulliri
- 3 luge majdanoz te grire
- kripe
- piper
- lengun dhe lekuren e 1 limoni
Kallamaret te cilet i kemi pastruar me pare, i ndajme ne dy pjese duke i prere ne menyre gjatesore. I vendosim ne nje tigan ne te cilin kemi tretur gjalpin dhe vajin e ullirit, dhe i skuqim per pak minuta bashke me hudhrat e shtypura. Shtojme veren e bardhe derisa te avulloje, me pas shtojme lekure dhe lengun e limonit, majdanozin e grire, kripen dhe piperin. I leme te gatuhen akoma dhe pak minuta dhe kur te jene gati i vendosim ne nje pjate te ceket te zbukuruar me sallate te ndryshme(selino, majdanoz, sallate jeshile, qepe etj) dhe i sherbejme te ngrohta
me pelqejne, me pelqejne, me pelqejne
PëlqejeniPëlqejeni
E hatashme
PëlqejeniPëlqejeni