
Perberesit per 4 persona
- 3 gjoks pule pa kocka
- 2 veze
- 100gr galete
- 100gr miell
- 30gr djath parmixhano te grire (apo djath tjeter kackavall)
- kripe
- piper
Fillimisht, parangrohim furren ne 180 grade celcius. Lajme nen uje te ftohte gjokset e pules dhe i thajme mire me leter kuzhine. I presim ne copa mesatare apo ne fileto te holla dhe i kalojme ne tre ene ne te cilat kemi hedhur: tek e para miell me kripe dhe piper, tek e dyta vezet e rrahura me pak uje dhe tek e treta galeten me pak djath parmixhano te grire.
I vendosim copat e pules ne nje tave te shtruar me leter furre dhe i leme te piqen per rreth 15 minuta, derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. I kthejme nga ana tjeter dhe i leme edhe 15 minuta te tjera ne menyre qe te piqen plotesisht. E sherbejme kete pjate me salcen tone te preferuar apo duke i shtuar ndonje garniture, recetat e se ciles do ti gjeni ketu.
*Keshille: Gjate pregatitjes se kesaj recete, mundohuni te perdorni te dyja duart, pra nje dore do te jete e thate (me miell dhe galete) dhe tjetra e lagesht (me veze te rrahur). Keshtu do te evitoni formimin e “brumit” vetem ne njeren dore
Cfare eshte galeta?
PëlqejeniPëlqejeni
Galeta eshte buke e thare dhe e therrmuar shume imet.
PëlqejeniPëlqejeni
Shum nice. Flm
PëlqejeniPëlqejeni