
Te pregatitesh vete nje pice ne shtepi, nuk eshte shume e veshtire, perkundrazi! Duhet pak kohe dhe mbi te gjitha pak perberes nga te cilet miell, uje, maja birre, vaj dhe kripe. Gjeja me e rendesishme eshte te fillohet pregatitja e brumit te pakten disa ore perpara se pica te futet ne furre. Ne kete menyre do te realizojme nje pice te holle si ne piceri, apo pak me te trashe si picat “al taglio”. Le te shohim se bashku se cilat jane hapat qe ndiqen.
Perberesit
- 1kg miell
- 600ml uje
- 6 luge vaj ulliri
- 50gr maja birre
- 20gr kripe
- 2 luge te vogla sheqer
Fillimisht, pregatisim brumin e pices duke situr miellin ne tavolinen ku do te punojme brumin dhe i hapim nje vrime ne mes ku do te hedhim te gjithe perberesit e tjere. Marrim dy ene te vogla qelqi; ne njeren hedhim nje gote uje te ngrohte, shtojme sheqerin, 2 kuba maja birre (ose maja te thate) dhe i perziejme me gishta derisa te shkrihen plotesisht, tek tjetra hedhim nje gote tjeter uje te vaket dhe shtojme kripen derisa edhe ajo te shkrije komplet. Ne fillim hedhim permbajtjen e enes se pare tek gropa qe hapem ne miell, shtojme vajin e ullirit, shtojme permbajtjen e enes se dyte dhe ne kete moment fillojme te punojme brumin ne menyre energjike me te dyja duart.
Mbajme gjithmone prane vetes pak miell dhe ujin e ngrohte te mbetur te cilet do ti shtojme here pas here derisa brumi te kete arritur trashesine e duhur; duhet te jete i bute dhe elastik. Vazhdojme ta punojme brumin me dore derisa te perftojme nje perberje te bute, por te qendrueshme (qe te mos ngjisi ne duar) me te cilen formojme nje sfere te madhe qe e vendosim ne nje tas te sperkatur me miell (duhet te kemi parasysh qe brumi do te dyfishoje vellimin e tij).
E mbulojme enen me nje pecete te paster dhe e vendosim ne nje vend te ngrohte larg rrymave te ajrit, psh brenda ne furren e fikur. Duhen te pakten 1 ore e gjysme, apo edhe 2 ore qe brumi te dyfishoje vellimin e tij. Kur te kaloj kjo kohe, mund te vazhdojme me hapjen e brumit dhe pregatitjen e pices. Eshte me mire qe brumi te hapet me dore ne nje tavoline te lyer me miell, por nese kjo eshte e veshtire, atehere mund te perdorni fare mire okllaine.
Ne kete moment, mund ti veme cfare emri te deshirojme pices tone: Margerita (me domate, mocarela dhe borzilok), Romana (me domate, mocarela, acuge dhe rigon), Napoletana (me domate, mocarela, acuge, kaperi dhe rigon) etj. Ka nje shumellojshmeri te pafundme variantesh, mund te “hedhim” mbi pice cfare te duam dhe ne sasine qe duam! Zgjedhja eshte e jona!
*Keshille: Preferohet qe brumi per pica te punohet ne nje tavoline te paster dhe te pudrosur me miell, dhe jo ne nje tas te madh, pasi perberesit nuk lidhen edhe aq mire me njeri tjetrin. Por nese kjo eshte vertete e pamundur, mundohuni ta punoni sa me mire dhe sa me shume brumin me dore. Gjithashtu ne vend te formoni nje sfere te madhe, mund ta ndani brumin ne 4 sfera te vogla (varet se sa pica doni te pregatisni) te cilat i vendosni ne tasa te ndryshem, ku edhe do ti lini te fryhen.
nice
PëlqejeniPëlqejeni
me fal nese mundet me tregu cfar esht maja birre
PëlqejeniPëlqejeni
birre
PëlqejeniPëlqejeni
Per sa veta eshte kjo? 🙂
PëlqejeniPëlqejeni
@Ganimete, zakonisht me keto permasa del nje tave e madhe katrore nga ato qe kane furrat brenda: pra per 4-5 vete.
PëlqejeniPëlqejeni
per sa do qe hajne hahahah
PëlqejeniPëlqejeni
si duhet me bo brumin e pices per 1 person edhe a bon me bo pa birre ?
PëlqejeniPëlqejeni
@Rina, per 1 person merr 1/4 e te gjithe perberesve te mesiperm. Jo, nuk mund ta pregatisesh pa maja birre.
PëlqejeniPëlqejeni
a me tregon si pergaditet pogaqaaa?
PëlqejeniPëlqejeni
ja vlen te behet
PëlqejeniPëlqejeni
aldonisa, ajo qe ju keni kerkuar behet:
do maresh brumin qe ke pergatitur ( si ajo receta me larte) do e hapesh te holle, munsd ta cposh ne siperfaqe me majen e thikes (nja 10 cpime) hidhet krip , vaj , rigon . dhe piqet. pastaj haje me djath tbardh , domate , dhe yhyyyy ca te duash ti 😉
PëlqejeniPëlqejeni
Rina , beje dhe me maja birre. pa merak (ajo nuk eshte me alkol , nqs ju nuk e pini alkoni ska problem qe te perdorni maja birre ) rrespekte
PëlqejeniPëlqejeni
cka eshte maja birre dhe djath filadelifa?
PëlqejeniPëlqejeni
Kujt i thone maja ju lutem?
PëlqejeniPëlqejeni
@Nora, maja ose ndryshe tharme, sherben per te fryre brumin nderkohe qe ai pushon ne nje vend te ngrohte dhe larg korrenteve te ajrit.
PëlqejeniPëlqejeni
hejj si behet makarona me mish??
PëlqejeniPëlqejeni
i merr makaronat ju qet mish dhe ne fund i servomi me nje vere te bardhe! ju befshin mire
PëlqejeniPëlqejeni
mira eshte e thjeshte zmr 🙂 duhet te jesh e dobishme per kete gje 😉
PëlqejeniPëlqejeni
Per sa kohe piqet piza?
PëlqejeniPëlqejeni
per dy dite max 3
PëlqejeniPëlqejeni
per sa zgjat kjo pic
PëlqejeniPëlqejeni
Me ka pelqyer receta per pica-ju lumte
PëlqejeniPëlqejeni
Une kam nje pyetje, nuk di cka eshte maje birre dhe si me e gjete, tjetra nese perdorim maje te thate buke sa duhet me perdor sasia?
PëlqejeniPëlqejeni
@Andi, maja e thate e bukes quhet ndryshe maja birre, eshte e njejta gje.
PëlqejeniPëlqejeni
Obobobo shum te lodhura jeni dukeni qe sjeni amvise e keni te sqaruar po praseprap skuptoni pyetjet e njejta
PëlqejeniPëlqejeni
po rren kjo “une gatuaj” se maja birres osht shkume e birres!
PëlqejeniPëlqejeni
Si ulet brumi i pices?
PëlqejeniPëlqejeni
UNE DUA PER NJE PICE JO PER 4
PëlqejeniPëlqejeni
Per sa kohe piqet dhe ne sa grade celcius?
PëlqejeniPëlqejeni
Pershendetje, shum te mira recetat por po me duhet te di per sa kohe te pjekim picen dhe ne sa grade?
PëlqejeniPëlqejeni
Pica piqet ne 250 Grad ose Maximum dhe mund te shkoj rreth 20 , 25 , 30 minuta
PëlqejeniPëlqejeni
Sa eshte madhesia e nje pice normale dhe sa gramatur duhet te hedhim djath, sallam etj
PëlqejeniPëlqejeni
@elvira, madhesia e picave varion nga madhesia e taves ne te cilen ti e gatuan, por pergjithesisht per nje person nevojitet rreth 250gr brume pice. Ndersa sasia e djathit, proshutes etj varion nga preferencat e gjithesecilit, nuk ka nje gramatur egzakte!
PëlqejeniPëlqejeni
Picat jane gatime shume te shijshme, por ce do jo te gjithe dine ti gatuajne ashtu sic gatuhen neper restorante. Per receten shume e thjeshte dhe e mire.
PëlqejeniPëlqejeni
Nice
PëlqejeniPëlqejeni
Shume bukur ju pergezoj per faqen, vetem se dua te ju pyes une nuk jam nga Shqiperia, kur e keni shkruar 2 kubeti maja birre cfare keni menduar me fjalen kubeti?
Ju lutem me tregoni, cdo te mire
PëlqejeniPëlqejeni
@Albiona, kur majaja e birres eshte e fresket, zakonisht e gjen nen formen e kubikeve me nga 25gr.
PëlqejeniPëlqejeni
Une i adhuroj picat
PëlqejeniPëlqejeni
Ju pergezoj per receten, por edhe un si Albiona po ju pyes cfare do te thoni me 2 kuba maje birre, ju lutem me ktheni pergjigje.
PëlqejeniPëlqejeni
@Jola, majane e birres e gjen ne forme te thate, pra pluhur, ose ne formen e kubave qe eshte majaja e fresket. Nje kub maja birre ka zakonisht 25gr.
PëlqejeniPëlqejeni
Maja birre eshte majaja e bukes ?!
PëlqejeniPëlqejeni
@Roilda, po ajo eshte.
PëlqejeniPëlqejeni
Kjo recete eshte e sakte por une brumit i hedh dhe pak qumesht dhe nje koker veze (sigurisht duke pakesuar sasin e ujit) kur e gatuaj per familjaret e mi.
PëlqejeniPëlqejeni
Emm very nice. Sot e gatova dhe me te njejtit perbers emmmm shume e shijshme
PëlqejeniPëlqejeni
Ne cfare grade piqet pica? Ju lutem me ktheni pergjigje.
PëlqejeniPëlqejeni
@Merlia, pica piqet per pak minuta ne nxehtesine maksimale qe mund te kete furra jote.
PëlqejeniPëlqejeni
Po nese mbetet brume i pergatitur i pices a mund te perdoret perseri te nesermen?
PëlqejeniPëlqejeni
@Artemisa, jo nuk mund ta perdoresh. Duke qene se brumi ka ne perberjen e tij maja birre, atehere ai do te thartohet dhe pica do te behej e pangreneshme.
PëlqejeniPëlqejeni
Me fal sa I bjen 20 gr kripe me luge gjelle ose luge e vogel ??
PëlqejeniPëlqejeni
@Anonym, ne pergjithesi nje luge e vogel plot me kripe permban rreth 8gr, keshtuqe i bie pak me shume se dy luge te vogla plot.
PëlqejeniPëlqejeni
nese perdorim maja te thate( pluhur) sa duhet te perdorim per 500 gr miell? po patet mundesi te ma thoni duke marre si mase lugen dhe jo gr pasi skemi peshore.
PëlqejeniPëlqejeni
Bravo per receten eshte e thjesht dhe shum e shishme.
faleminderit se na ndihmoni te gatuajm sa me mire
PëlqejeniPëlqejeni
Komplimente per receten shum e thjesht dhe e mir.
flm se na ndihmoni te gatuajm sa me mire
PëlqejeniPëlqejeni
@Fjona, me behet qejfi qe ju ndihmojme sado pak. Faleminderit ty qe na ndjek 🙂
PëlqejeniPëlqejeni
po e provoj qe tani 🙂
PëlqejeniPëlqejeni
Pershendetje mund te me thuani se sa duhet lene brumi qe te fryhet ? po nese bejm 8 kile brum ?
PëlqejeniPëlqejeni
@derin, aq sa te shohesh se ka dyfishuar vellimin e tij, e njejta gje vlen edhe per 8kg, vetem se do te duhet nje kohe me e gjate.
PëlqejeniPëlqejeni
A ka problem nese I hedhim sode embelsirash ne vend te majase
PëlqejeniPëlqejeni
@besmira, jo nuk mund ti hedhesh sode embelsirash picen, nisur qe nga fakti qe nuk eshte nje embelsire.
PëlqejeniPëlqejeni
shume recet e thjesht dhe e mir ju falenderoj qe na ndihmoni te gatuajm sa me mir dhe shendetshem☺
PëlqejeniPëlqejeni
sa gr maj duhet ti hedh sepse nk kam maja ne kubike?
PëlqejeniPëlqejeni
Une them qe nese doni brum pizzash te shendetshem edhe te shijshen provojeni pregaditeni sot per neser (y)
PëlqejeniPëlqejeni
Sa i trash duhet te jet brumi kur ta vem ne tepsi
PëlqejeniPëlqejeni
@Anonim, trashesine e gishtit te vogel te dores.
PëlqejeniPëlqejeni
ne recete nuk perfshihet veza. Nesa ja shtojme ndikon per mire besoj del me e shijshme ??
PëlqejeniPëlqejeni