
Perberesit per marmalaten
- 1kg qitro
- 1kg sheqer
- 1/2l uje
Shpojme me nje kunje dhembesh qitrot vetem ne siperfaqe pa shkuar shume ne thellesi. I vendosim ne nje ene me uje te ftohte derisa te mbulohen plotesisht dhe i leme ne kete menyre per 3 dite me rradhe duke ia nderruar ujin mengjes dhe darke (1 here ne 12 ore). Pas 3 ditesh i heqim nga uji, i shplajme dhe i presim ne thela ose ne feta te holla duke eleminuar berthamat, i peshojme dhe ne baze te peshes se tyre llogarisim sasine e ujit dhe te sheqerit qe do ti shtojme. Vendosim thelat e qitros ne nje tenxhere dhe hedhim uje sa gjysma e peshes se qitrove duke i lene te ziejne ne zjarr te avashem per 10 minuta pasi te kene marre vale. Pas kesaj kohe shtojme aq sheqer sa eshte edhe pesha e qitrove dhe e perziejme marmalaten here pas here per te evituar qe te ngjitet ne fund te enes. Kur lengu te jete trashur dhe thelat te jene zbutur, e leme te ftohet dhe e vendosim ne kavanozat perkates ku do ta ruajme ne nje vend te fresket dhe te erret.
A mund tme tregosh cfare jane qitrot?
PëlqejeniPëlqejeni
@Lola, qitrot jane nje lloj agrume me shije paksa te hidhur, pak me te medhaja se portokalli ne madhesi.
PëlqejeniPëlqejeni