Kroketa me patate dhe djath mocarela

Kroketa-me-patate-dhe-mocarela

Kroketat me patate dhe mocarela mund te zevendesojne edhe nje vakt te plote, pervecse sherbejne si nje antipaste teper e shijshme. Pregatiten me purè patatesh te bashkuar me veze dhe ereza te tjera, te kaluara ne veze te rrahur e ne galete dhe te skuqura ne vaj te nxehte. Per nje rezultat sa me te mire, patatet duhet te permbajne shume niseshte, pra te jene te verdha (te vjetra) ose te kuqe.

Perberesit per 4 persona

  • 1kg patate
  • 60gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 3 veze te plota
  • 1 mocarele e vogel
  • pak majdanoz te grire holle
  • pak spec te kuq djeges
  • galete (buke te thare te therrmuar)
  • kripe
  • vaj per skuqje
  • sallate jeshile per zbukurim

Lajme mire patatet pa i qeruar dhe i vendosim per t’u ziere ne uje me kripe derisa te mbulohen. Kur te jene zbutur plotesisht, akoma te nxehta, i qerojme, i kalojme ne shtypesen e patateve dhe purene e vendosim ne nje ene te thelle.

Shtojme ne te dy veze te plota, majdanozin e grire holle, gjalpin, mocarelen te ciles i kemi hequr ujin e tepert dhe e kemi prere ne kubik te vegjel, pak spec te kuq djeges dhe pak kripe. I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te perftojme nje mase homogjene dhe me dore marrim pak nga perberja duke formuar kroketa ovale. I kalojme keto te fundit nje nga nje fillimisht ne veze te rrahur me pak kripe dhe me pas ne galete. I skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet.

Advertisements

3 Comments

  1. remzije says:

    po duket shum e mir po nuk e kam pregadit me qen se nuk e di se qka eshte kjo galete edhe kjo mocarele e vogel ju lutem qe te ma tregoni se qka jan ma hollesisht do fjal te ketyre spo i kuptoj si pershembull ato qe i ceka me lart

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: