
Perberesit
- 1kg mandarina
- 400-450gr sheqer
Lajme mire mandarinat, i qerojme lekuren dhe i ndajme ne thela. Heqim berthamat te cilat i vendosim ne nje garze te paster dhe e mbyllim me nje spango kuzhine; kjo do ti jape marmalates nje shije shume te vecante. Pastrojme lekuren dhe frutin nga pjesa e bardhe sa me shume te mundemi dhe lekuren e ziejme uje te bollshem per afer 5 minuta (ne menyre qe t’i dali hidhermi), e leme te ftohet dhe e presim ne fije shume te holla.
Nderkohe pregatisim shurupin: Shtojme ne nje tenxhere 1 gote uje per cdo kg mandarina dhe sheqerin. Sapo shurupi te filloj te zieje, shtojme lekuren e mandarines, thelat e saj dhe se fundi berthamat ne garze (te cilat ne perfundim te zierjes do ti eleminojme). I leme ne kete menyre te ziejne ne zjarr te aveshem per 40minuta derisa thelat e mandarines te jene bere transparente dhe lengu te jete trashur. E heqim nga zjarri duke e perziere edhe per disa minuta te tjera. Eleminojme farat dhe e vendosim marmalaten ne kavanoza te sterilizuar duke i kthyer permbys derisa te ftohen plotesisht.
Per menyren e sterilizimit te kavanozave, keshillat i gjeni ketu.
*Keshille: Per te hequr plotesisht shijen e hidhur nga lekura, i ziejme keto te fundit 2 here nga 10 minuta ne uje te bollshem.