Salcë me djath gorgonxola dhe arra

Po iu propozojme salcen me djath gorgonxola dhe arra, shume te shijshme dhe te rafinuar ne nje njejten kohe te cilen mund ta pregatisim brenda pak minutave. Eshte perfekte per te shoqeruar mishin e pjekur apo patatet e furres, por mund te sherbeje gjithashtu edhe si salce per makarona.
Perberesit per 4 persona

  • 100gr djath gorgonxola (ose djath tjeter blu)
  • 250ml pana te lengshme
  • 1 luge niseshte
  • 5 arra te qeruara dhe te prere ne copeza te vogla

I heqim koret anash djathit gorgonxola, e presim ne copa dhe e vendosim ne nje tigan te vogel bashke me panen e kuzhines per t’u tretur ne zjarr te avashem duke e perziere here pas here. Kur te kemi perftuar nje perberje kremoze dhe homogjene, shtojme niseshten te cilen e kemi shkrire ne pak uje te ftohte. E leme salcen edhe per pak minuta ne zjarr derisa te trashet duke e perziere shpejt ne menyre qe te mos formohen kokerriza. Ne fund, shtojme copezat e arrave dhe e sherbejme menjehere.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: