Gjel deti i mbushur me gështenja

Nese nuk e keni vendosur akoma ne cfare menyre ta gatuani gjelin e detit pervec asaj tradicionales (me pershesh), ne po iu propozojme dicka teper origjinale dhe te shijshme: gjelin e detit te mbushur me geshtenja. Pregatitja eshte pak e gjate, por ne momentin qe te gjithe pjestaret e familjes do ta shijojne, do t’ia kete vlejtur gjithe ajo kohe “e harxhuar” ne kuzhine.
Perberesit per afer 10 persona

  • 1 gjel deti afer 5kg
  • 1.5kg geshtenja
  • 800gr buke te thare pa kore
  • 150gr gjalp
  • 1 qepe
  • 1 dege selino
  • 2 gota vere te bardhe
  • 1 limon
  • 4 dege rozmarine
  • 1 tufe majdanoz
  • 1 luge te vogel trumez
  • 1 luge te vogel borzilok
  • kripe
  • piper
  • vaj

Si fillim ziejme geshtenjat per rreth 45 minuta derisa te zbuten plotesisht. Kur te jene gatuar i heqim lekuren dhe i ndajme ne copa duke i vendosur ne nje ane.

Pastrojme dhe lajme me kujdes gjelin e detit brenda dhe jashte, e thajme me leter kuzhine dhe e ferkojme mishin e tij me gjysme limoni.

Shkrijme gjalpin ne nje tigan, shtojme qepen dhe degen e selinose te prera holle dhe i kaverdisim ne zjarr mesatar. Kur qepa te kete marre ngjyre transparente, e shuajme me 1 gote vere te cilen e leme te avulloje. Shtojme buken e thare te prere ne kubik, copezat e geshtenjave, majdanozin, borzilokun, trumezen, kripen dhe piperin. I perziejme me kujdes dhe i leme ne zjarr akoma dhe per 5 minuta duke e lene me pas te ftohet plotesisht.

Advertisements

7 Comments

  1. koko says:

    Do iu lutesha edhe per ndonje recete tjeter te gatimit te gjelit.Kjo me geshtenja po me pelqeka,por doja edhe ndonje tjeter nqs ka mundesi.Faleminderit.

    Pëlqejeni

  2. Unë Gatuaj says:

    Trumeza eshte nje lloj bime aromatike e cila perdoret ne kuzhine per te aromatizuar supat, perimet, mishin, kerpudhat etj. Nje nga karakteristikat e saj kryesore eshte qe te bej ushqimet me te tretshem per organizmin fale vajrave te saj esencial

    Pëlqejeni

  3. Anna says:

    Kam dy pyetje te lutem pa pergjigjen e te cila nuk e kuptoj si esht e mundur te gatuhet kjo recete:

    1. pasi geshtenjat te ziejne 45 min ne uje nuk esht e mundur ti ndash ne copa e ti vendosesh ne nje ene – pasi geshtenjat e ziera nuk e kane konsistenzen me te tille per tu ndare ne feta! Si e keini pergatitur ju nje geshtenje te tille…?

    2. rezeta mbaron duke mos treguar si behet mbushja e gjelit me mbushjen e pergatitur dhe a duhet pjekur gjeli – sa gjate – me sa grade etc. Ju lutem shpjegoni me sakte se si vazhdon rezeta.

    Pershendetje Anna

    Pëlqejeni

    • Kamela Vasa says:

      @Ana, persa i perket pyetjes se pare: geshtenjat ndahen ne copa, jo ne feta.
      Ndersa per pyetjen e dyte ke te drejte qe nuk e gjen vazhdimin e recetes, disa prej recetave u eshte fshire automatikisht paragrafi ose paragrafet e fundit 😦

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: