Brinjë qengji alla Roberto

Nje recete shume e shijshme e cila mund te realizohet fare lehte edhe nga ata qe nuk jane specialist ne kuzhine. Pervecse eshte ideale per dreken e Pashkeve, sherben gjithashtu dhe si pjate e dyte per Krishtlindje, Vitin e Ri apo cdo rast tjeter qe mund te nevojitet te beni figure te mire.
Perberesit per 8 persona

  • 16 brinje qengji
  • 4 qepe te medha
  • 3 dege selino
  • 1 karrote mesatare
  • 250gr gjoks pule
  • 1 gote vere te bardhe
  • 60gr gjalp ose margarine
  • 2 luge vaj ulliri
  • miell
  • kripe
  • piper te bardhe

Rrahim lehte mishin qe ndodhet tek brinjet e qengjit midis dy letrave furre te lagura lehtesisht me uje ne menyre qe te behet shume i holle, por duke patur kujdes te mos prishim formen e brinjeve.

Presim qepet ne rrathe te trashe, deget e selinos dhe karroten alla julienne (ne formen e shkopinjve) dhe se fundi gjoksin e pules ne kubik mesatar.

Ne nje tigan kaverdisim ne zjarr te avashem me gjalp dhe vaj ulliri brinjet e qengjit te lyera me pak miell. Nderkohe qe ne nje tigan tjeter kaverdisim me vaj ulliri qepet, karrotat dhe selinon ne zjarr te avashem, shtojme copezat e pules dhe i perziejme mire te gjithe perberesit. Kur qepe te jete bere transparente, e rregullojme me kripe, piper te bardhe dhe e shuajme me veren e bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te forte per disa minuta.

Ne pjaten e servirjes vendosim fillimisht brinjet e qengjit dhe siper tyre shtojme perimet e tjera te stufuara.
Verat e keshilluara: Rosso di Castellana Grotta (Puglia), e sherbyer ne 18°C.

Cecubo laziale, e sherbyer ne 18°C.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: