Përshesh me gjel deti

Persheshi me gjel deti eshte padyshim pjata kryesore e cdo familje shqiptare naten e Vitit te Ri. Edhe pse gjate viteve te fundit jemi prirur te anojme pak nga gatimet e huaja (italiane, greke, turke etj), ne kete nate te vecante gatuajm te njejten recete qe kane servirur ne tavoline gjysherit apo stergjysherit tane. Dhe eshte bukur te ruash traditen, sidomos kur nje copez e saj perfaqsohet nga ky gatim kaq i shijshem dhe i vleresuar kudo.
Perberesit per persheshin

  • 1kg miell gruri
  • 1 luge te vogel sode
  • kripe
  • uje
  • 1/2 kg presh
  • mente te fresket ose te thate (nenexhik)
  • gjalp
  • lengun e gjelit te detit

Fillimisht ziejme gjelin e detit ne uje me kripe dhe lengun e tij e perdorim per te bere persheshin. Gjelin e fusim ne furre per t’u pjekur sipas disa keshillave qe do ti gjeni ketu (koha e pjekjes varet nga madhesia).

Pregatisim kulacin me miell gruri, kripe, pak sode buke dhe uje derisa te perftojme nje brum pak sa te forte. E punojme mire me dore dhe e leme te pushoje per disa minuta perpara se ta fusim ne furre. E vendosim ne nje tave te rrumbullaket, e dekorojme siper me dhembet e nje piruni dhe e pjekim ne 200°C derisa te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E nxjerrim nga furra, e mbeshtjellim me nje pecete te paster dhe e leme te ftohet vertikalisht te mbeshtetur diku ne menyre qe te kulloje.

Ne nje tenxhere te madhe dhe te thelle (ku do te pregatisim persheshin), kaverdisim me gjalp preshin e grire holle, shtojme te brendshmet e gjelit te detit gjithashtu te prera ne copa te vogla dhe kur preshi te jete bere transparent hedhim lengun e gjelit te detit dhe menten e fresket apo te thate (nenexhik). Nderkohe coptojme shume imet kulacin dhe copezat e tij ia shtojme lengut te gjelit. E mbulojme persheshin me kapak dhe e leme te pushoje per afer 20 minuta derisa kulaci ta kete thithur komplet lengun. Ne perfundim e servirim te nxehte ne pjate bashke me nje cope gjel deti te pjekur

Advertisements

18 Comments

  1. valbona r says:

    kam vetem nje sugjerim…..persheshi qe grihet imet kaverdiset se bashku me qepen derisa te mare ngjyre pak me te theksuar nga ajo qe ka.e leme te ftohet dhe me pas i hedhim lengun e nxehte se bashku me nenexhikun.

    Pëlqejeni

  2. me sa di une persheshi behet me buke misri te grire imet, e jo me kulac me miell gruri, te pakten kshu e ben mami im, e ka pas bere gjyshja e stergjyshja ime…me kulac prej gruri as kam pare as kam degjuar e as kam ngrene ndonjehere….

    Pëlqejeni

  3. mobi says:

    Ledi.saraci, se ske pare e ske degjuar e ske ngrene ndonjhere nuk do te thote qe nuk behet:). Ti duhet te jesh nga shqiperia e mesme(psh lushnja e ben ashtu sic thua ti), por jugu e ben me miell gruri, kulac me miell gruri, keshtu i themi ne qe e bejme:). Cdo ane ka menyrat e veta te te gatuarit, por ama persheshi vitit te ri behet vetem keshtu, me vjen keq ta them po ky eshte persheshi vitit te ri;).

    Pëlqejeni

  4. LEDI says:

    per mobi: eshte e veretet qe cdo krahine ka traditatat e veta, me vjen keq per ty por persheshin me kulac gruri nuk mund ta pranoj, persheshi me gjel deti behet vetem dhe ekskluzivisht me buke misri, ndryshe nuk mund te quhet pershesh, nga anet e mija ajo gjeja me kulac gruri quhet “pacamurr”… 🙂 me vjen keq per ju qe s’dini se c’humbni… 🙂 ah GEZUAR FESTAT E FUND VITIT…!!!!!

    Pëlqejeni

  5. mobi says:

    o Ledi po ti s’mund te ndryshosh traditen moj vajze, c’thua se na habite…C’eshte kjo, behet vetem me miell misri, po ja qe behet me miell gruri, dhe ti ske cben, dhe eshte turp te shprehesh sic po shprehe…cdo ane ka traditen e vet, dhe ti s’mund te thuash behet ashtu apo keshtu, thjesht pranoje qe ju nga lushnja e beni me miell misri, dhe jugu me miell gruri, se kuptoj pse te shqeteson ky fakt, qenke e cuditshme:).

    P.S. Me sa duket dhe nga recetat e shumta, persheshi i cili behet me miell gruri eshte me i preferuar, per persheshin me miell misri asnje spo shkruan receta, keshtu qe vazhdoni ju andej nga lushnja me miell misri e ne me miell gruri, dhe mos u shqteso fare:).

    Pëlqejeni

  6. LEDI says:

    ne fakt Mobi s’kam ndermend ta ndryshoj traditen, per traditen time flas, dhe do vazhdoj te gatuaj gjelin e e detit me pershershesh me buke misri ne cdo cep te botes qe te gjendem…

    P.S nuk jam lushjare, per fatin tim te mire :-)))))

    Pëlqejeni

  7. mobi says:

    Po mire pra, sic nuk do ta ndryshosh traditen(dhe kjo eshte gje shume e mire), mos u habit kur ka njerez nga krahina te tjera qe e gatuajne me kulac gruri dhe jo misri…Cdo krahine ka traditat e veta dhe do apo nuk do duhen respektuar, dhe jo te thuash behet keshtu dhe pike…Nejse, gezuar festat:).
    P.S. nqs nuk je nga lushnja je nga ndonje vend andej rrotull atehere, se ata e bejne persheshin me miell misri:)

    Pëlqejeni

  8. zeta gjoni says:

    une mbaje mende dhe e kame gatuar vte pesheshi behet me mjelle gruri ., me qepe te thata, menderz, dhe pa sode pore kure ngjishete sa me pake uje , dhe me melcite dhe plencin e kaposhit te detit, dhe as ne nje forem tjeter nuk me pelqen ,po ta beshe me kujdese eshte menyra e dollmes ose pesheshit si quhet ndryshe me e shisgmja ,,,,, keshtu eshte pesheshi nga jugu ju pershendese dhe gezuar,,,,,,,

    Pëlqejeni

  9. mona says:

    mobi ka shum te drejte ……
    persheshi ose dollma sic e quajme ne nga jugu gatuhet me kulac te grunjte dhe nuk perdoret sode buke.
    po ashtu ne e gatuajme me qep te thata dhe jo presh.

    gezuar festat dhe flm.se na ndihmoni me keto receta.

    Pëlqejeni

  10. Margera says:

    Gezuar Krishtlindjet te gjitheve!!Une jam nga shqiperia e mesme dhe nga anet tona behet me miell misri.Mamane e kam nga fieri dhe andej behet me miell gruri..cdo zone ka traditat e veta.

    Pëlqejeni

  11. zeta gjoni says:

    rendesi ka si te shijoje gatuhet .edhe nga vlora me mjelle gruri e gatuajne por cdo zone e cdo familje ka gatesen dhe menyren e vete,mundet ta provoje edhe me mjelle misri gjera qe hahen jane [ per te qeshure nje njeriu jone i hante makarona me te mbelsiren bashke ne nje ene dhe ashtu i shijonte ]megjithate gezuare te gjitheve …….

    Pëlqejeni

  12. rajmonda says:

    une jam nga elbasani dhe persheshin e bej me miell misri .motra ime e ben me kulac me miell gruri kjo gjeja persheshit eshte per mendimin tim si i pelqen cdo njeriu .kam 12 vjet ne itali dhe vashdoj ta bej persheshin me mill misri
    nje vit te mbare te gjitheve e gezuar
    .

    Pëlqejeni

  13. Rajmonda says:

    Ne fakt une prinderit i kam afersisht te nje zone,por nga fisi i mamase kulacin e bejne me miell misri,dhe nga babi me miell gruri.Ne jemi mesuar me miell gruri dhe ajo na pelqen,por nuk do te thote qe edhe me miell misri nuk eshte e shijshme.Une bej shpesh,por me shume me pelqen kur e ben mamaja ime.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: