sheqerpare.jpg

Sot po iu propozojme keto embelsira te shijshme me origjine turke te cilat jane shume te vleresuara edhe ne vendin tone: Sheqerparet. Sigurisht qe jane shume te embla (si te gjitha embelsirat turke), sepse permbajne shurup dhe se fundi receta plotesohet me nje kokerr bajame qe i vendoset siper.

Perberesit per 15 sheqerpare

  • 300gr miell
  • 60gr sheqer
  • 120gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 2 te verdha vezesh
  • 1/2 luge te vogel sode buke
  • 20 kokrra bajame te plota (ose arra/lajthi)

Per sherbetin

  • 450gr sheqer
  • 600ml uje
  • lengun e 1/2 limoni

Pregatisim si fillim sherbetin (duke vendosur ne nje tenxhere sheqerin, ujin dhe lengun e limonit) te cilin e ziejme per rreth 15 minuta duke e lene ne nje ane.

Perziejme gjalpin me sheqerin dhe te verdhat e vezeve, shtojme ngadale miellin e situr bashke me soden e bukes dhe e punojme masen me duar derisa te formojme nje brume te bute qe e mbeshtjellim me leter celofoni dhe e leme te pushoje per rreth çerek ore.

Pasi te kete kaluar kjo kohe, formojme me brumin 15 sfera te vogla te cilat i veme ne nje tave te shtruar me leter furre, i shtypim fare pak ne siperfaqe dhe vendosim ne qender te seciles prej tyre nga nje kokerr bajame te qeruar. I pjekim ne furre te parangrohur ne 190°C per 20-25 minuta derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe.

Sapo te dalin nga furra, i hedhim siper shurupin e nxehte me ndihmen e nje luge derisa te zbuten plotesisht.

Keto embelsira turke serviren te ftohta dhe ruhen ne frigorifer ne nje ene te mbyllur me kapak.

44 Comments on “Sheqerpare”

  1. Rspekt Zonj e nderuar—prap jam buqja jam tani duke gatuar sheqerparen- por un nuk e lash gjalpin te shkrihet e duke gatuar tani por ,gjithmon sipas receptit tende –tani e kam pytjen a duhet vertet krejt te shkrihet apo..me drydhjen e brumit ngadal shkrihet –se u be pak e fort’? ju falenderoj pa mas

    Pëlqejeni

  2. sheqerpret jan shum te mira dhe jan bere si portokaj por shijen nuk e di si e kan por me siguri e kan te mir sepse nga pamja jan te hijshme dhe duken te shijshme dhe uroj qe vertet te jen te mira paqim paqim…

    Pëlqejeni

  3. dhe une sapo i bera edhe ehe sme dolen gje..plus i hodha maja birre dhe pse mami me tha cudi si nuk duhet sode buke po maja birre :D…nuk u fryn fare dhe sherbetin spo e pijne.. :D..nejse jeni te mrekullueshem gjithsesi ^^

    Pëlqejeni

  4. He He jane te perkryera une nusen e vellait tim e kam Dibrane dhe kur i gatuante Vjollca un kisha feste ate dite, por vet i kam gatuar nje her dhe nuk me kane dale gje,Vjollca eshte ne Amerik une ne Itali qe keshtu mua sheqerparja me mungon shum Faleminderit un Gatuaj

    Pëlqejeni

  5. Shum falimiderit per receten e sheqerpare…ku prej kesaj recete kam perfitu shum une vetem vazhdoni me receta te reja ju lumt….po ashtu edhe per Buken me mill misri shum e shishme

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: