
Perberesit per 4 persona
- 500gr mish vici
- 3 qepe
- 3 patate
- 2 karrota
- 2 speca jeshil ose te kuq
- 1 liter leng mishi (ose leng i pregatitur me koncentrate vici)
- 1 gote vere te kuqe
- 1 luge te vogel spec te kuq te embel
- 1 luge te vogel qimnon (lloj erze, quhet ndryshe edhe Cumin)
- 2 thelpinj hudher
- 1 luge miell
- vaj ulliri
- kripe
- piper
Kaverdisim ne nje tenxhere me vaj ulliri mishin te cilin e kemi prere ne kubik, qepen e grire holle dhe hudhren. E sperkasim me pak miell duke e perziere dhe e shuajme me veren e kuqe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te fort. I shtojme mishit lengun e mishit (apo lengun e pregatitur me koncentrate vici), e rregullojme me kripe, piper, specin e kuq te embel dhe qimnon dhe e gatuajme ne zjarr te avashem per rreth 40 minuta.
Lajme dhe qerojme patatet dhe karrotat, i presim ne copa te medha dhe ia shtojme supes. Shtojme gjithashtu edhe specat e prere ne shirita gjatesor dhe vazhdojme gatimin edhe per 20 minuta te tjera. Ne fund e perziejme te gjithen dhe e sherbejme te ngrohte.
Vera e keshilluar: Grave Merlot DOC, e sherbyer ne 16°C.
pershendetje.. si mund te printohet kjo faqe..than ku
PëlqejeniPëlqejeni
Shume e shijshme. Fantastike!
PëlqejeniPëlqejeni
shko ne te djathte te ekranit poshte x eshte simboli i settings kliko dhe do te dale print, pastaj te dritarja dialoguese e print kliko faqen qe do por me pare zmadhoje shkrimin duke klikuar mbi nje shenje me shigjeta.
PëlqejeniPëlqejeni