Krem me vanilje (Salcë vanilje)

Kremi me vanilje eshte nje embelsire me luge ideale per ata qe preferojne shijen e kesaj te fundit i cili mund te shijohet si i ngrohte, ashtu edhe i ftohte. I holluar me pak qumesht, sherben si shoqerues i embelsirave nga me te shumellojshmet, akullore, fruta, petulla, pankeiks etj. Mund ti shtoni edhe nutela per nje shije cokollate, kakao pluhur apo cokollate te zeze te shkrire ne banjomari.

Perberesit

  • 600ml qumesht
  • 4 te verdha vezesh (6 per 1 liter qumesht)
  • 100gr sheqer
  • 30gr niseshte (ose miell)
  • 1 bustine vanilje

Vendosim qumeshtin bashke me vaniljen pluhur per tu ngrohur ne nje tenxhere, por pa marre vale (ne zjarr te avashem).

Nderkohe rrahim me ndihmen e mikserit elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze. Shtojme niseshten dhe vazhdojme perzierjen edhe per pak caste me pirun ne menyre qe te gjithe perberesit te bashkohen me njeri tjetrin. Kete mase ia shtojme qumeshtit te ngrohte duke e perziere vazhdimisht qe te mos formohen kokrriza derisa kremi te arrije trashesine e deshiruar. E hedhim neper tasa te vegjel dhe e konsumojme te ngrohte apo te ftohte.

*Keshille: Nese kremin e fusim ne frigorifer, per te evituar formimin e nje cipe te holle ne siperfaqen e tij, e mbulojme pjesen e siperme te tasit me leter

Advertisements

2 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: