Bishtaja të gratinuara me djath

Nese iu pelqejne bishtajat, provojini edhe ne furre sipas menyres qe ne po iu propozojme: shume te shijshme dhe te thjeshta per tu pregatitur. Termi “i gratinuar” vjen nga frengjishtja “gratinée” qe do te thote formimi i nje kore ne siperfaqen e perimeve ne momentin qe keto te fundit piqen ne furre. Mund ta konsumoni si nje pjate te vecante apo per te shoqeruara biftekun e vicit, berxollat e derrit etj.
Perberesit per 4 persona

  • 500gr bishtaja jeshile te holla
  • 1 presh
  • 1/2 gote qumesht
  • 1 luge miell
  • 1 gote vere e bardhe
  • djath kackavall te grire
  • 1 thelpi hudher
  • vaj ulliri
  • gjalp
  • kripe
  • piper te zi

Ziejme bishtajat e pastruara per rreth 10 minuta ne uje te kripur dhe i kalojme menjehere nen uje te ftohte ne menyre qe te ruajne ngjyren e tyre te gjelbert.

Ne nje tigan te madh kaverdisim me vaj ulliri ne zjarr te avashem hudhren e shtypur (te cilen e heqim sapo te filloj te marre ngjyre) dhe preshin e prere ne rrota te holla. Shtojme nje luge rrafsh me miell dhe qumeshtin duke i perziere mire, i rregullojme me kripe, piper dhe gjithmone duke i perziere shtojme bishtajat. E lagim te gjithe masen me veren e bardhe dhe e mbulojme tiganin me kapak duke e lene te stufohet per rreth 10 minuta.

E heqim nga zjarri dhe perberjen e vendosim ne tave qelqi te lyer me pak gjalp. E sperkasim siper me djath kackavall te grire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C derisa te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E leme te pushoje per 10 minuta dhe e sherbejme ne tave.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: