
Perberesit per 1 torte
- 130gr miell
- 150gr sheqer
- 100gr gjalp ne temperature ambjenti
- 2 veze te medha
- 3 banane shume te pjekura
- 2 luge te vogla pluhur pjekes (rreth 6gr)
- 1/2 luge te vogel kanelle
- 1 bustine vanilje
- 100gr arra (ose bajame)
- pak kripe
- sheqer pluhur per dekorim
Rrahim gjalpin e zbutur ne temperature ambjenti bashke me sheqerin dhe pak kripe derisa te formojme nje perberje kremoze, shtojme nje nga nje vezet dhe vazhdojme perzierjen. Shtypim bananet me nje pirun per ti bere purè (ose i kalojme ne mikser) dhe ia shtojme mases se mesiperme. Se fundi, shtojme edhe miellin, kanellen, arrat e therrmuara, pluhurin pjekes dhe vaniljen duke i perziere shume mire derisa brumi te jete i njetrajtshem.
Lyejme me gjalp dhe miell nje stampe per torta me diameter 24cm dhe hedhim brumin qe pregatitem mesiper duke e niveluar ne siperfaqe. E pjekim torten ne furre te parangrohur ne 180°C per 40-45 minuta. Kur kjo embelsire te jete gati, e leme te ftohet perpara se ta heqim nga stampa dhe e sperkasim me sheqer pluhur.
*Keshille: Per ti dhene nje arome ndryshe, mund te shtoni ne vend te arrave te grira, 100gr amareta te therrmuara te cilat do t’i japin tortes me banane shijen e kendshme te bajameve. Gjithashtu siperfaqen e saj mund ta dekoroni me krem marenge per ta bere me te paraqitshme nese e servirni me rastin e ndonje feste.
bustine a eshte budinguu ??..e
dhe kanella kakaoo ???/se nuk mund ta kuptoji qfar eshte
PëlqejeniPëlqejeni
A ban mos mja qit kanellen qe mun mem tregu
PëlqejeniPëlqejeni
@dibra, nese nuk te pelqen, mund te mos ja shtosh
PëlqejeniPëlqejeni
Bustine eshte peciva ose me emra tjere siq njihet ne shume receta pluher per fryerje, pluher pjekes, baking powder, ndersa kanella eshte e ndryshme nga kakao edhte lloj ereze te cilen mund ta perdoresh edhe ne gjella dhe mund ta gjesh edhe me emrin cinamon ne gjuhen angleze shpresoj te te mjaftoj spjegimi. Ju pershendes
PëlqejeniPëlqejeni
shum e mir edhe une kam qit shum,,,,e mir ka dal
PëlqejeniPëlqejeni
bravo bravo kam provuar disa nga keto receta dhe jane fantastike ………..
PëlqejeniPëlqejeni
Shume shume te mira tortat.
PëlqejeniPëlqejeni
Pershendetje Unegatuaj.
E kam gatuar kete torte dhe ishte shume e shijshme,vetem se e kam pjekur ne nje forme keku dhe jo ne nje stampe torte dhe ne momentin kur e ktheva nuk ishte me e fryre.Mos ndoshta ngaqe e ktheva te nxehte apo mos ka dashur me shume miell?
Si recete ishte shume e mire e bute dhe me aroma shume te kendshme.
Nese mund te me ktheni nje pergjigje.
Faleminderit.
PëlqejeniPëlqejeni
@Irena, sigurisht qe problemi ka qene se nuk e ke lene te ftohet plotesisht! Banania duke qene nje frut i bute, duhet te mpikset fillimisht, gje qe realizohet nepermjet ftohjes se kekut.
PëlqejeniPëlqejeni
Po sode buke nuk cilesohet fare a ka nevoje ky lloj keku?
PëlqejeniPëlqejeni
@Lumni, per te fryre kekun eshte perdorur pluhur pjekes te cilin e ke midis perberesve.
PëlqejeniPëlqejeni
Shume shume te mira tortat.
PëlqejeniPëlqejeni
Me pelqen shume torta me banane mesuesi nje dite na tha te shkruajme nje recete me fruta dhe une vendosa ta shkruaj.
PëlqejeniPëlqejeni
eshte nje embelsir shum e mir ja vlen te behet
PëlqejeniPëlqejeni
150 gram sheqer jan shume per mendimin tim duke qene se bananet jane vet te embla….sot duke qene se nuk kisha arra …e sperkata me fara susami ….miellin e grurit e perzjeva me mjell orizi
PëlqejeniPëlqejeni