
Perberesit per 1 torte
- 220gr miell 00
- 200gr sheqer
- 160gr arre kokosi te grire
- 250gr gjize pa kripe (rikota)
- 125-150ml kos natyral (ose kos me arre kokosi)
- 150ml qumesht
- 50gr gjalp
- 3 veze
- 1 bustine pluhur pjekes
- pak kripe
Rrahim ne nje ene te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje mase kremoze, shtojme gjalpin e shkrire (ose ne temperature ambjenti), gjizen pa kripe, kosin, qumeshtin dhe miellin bashke me pluhurin pjekes. I perziejme shume mire te gjithe keta perberes, ndersa ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa kremi te jete plotesisht i qendrueshem. E bashkojme me brumin qe formuam me siper ne menyre qe perberja te jete e njetrajtshme dhe e hedhim ne nje stampe te rrumbullaket per torta 24-26cm te lyer paraprakisht me gjalp dhe miell.
E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta, por gjithsesi bejme proven e pirunit per te pare nese torta eshte gati. Siper e sperkasim me sheqer pluhur te aromatizuar me vanilje apo e lyejme me pak mjalte dhe e sperkasim me arre kokosi te grire.
KETE TORTE ME LULE SHTRYDHE E DESHIRON SHUM E DASHURA UNE E GATUAJ PER TE FLM SHUM UNE GATUAJ
PëlqejeniPëlqejeni